Nga zemërplasja e kam
Ate që e dua nga mllefi e shajë
Oj Gjakova ime që shumë të dua
Këtu largë era jote më vjen
Era Krenës, Çabratit Kalldremit pas shiut
Era luleve në parqet e Korzos me dudat përrreth
Era blijve skaj rrugëve pluhur, kubëza
Era Gjakovë
Shajë e çmallem me kohën
Me vitet që festuam aty
Me borën e tymin nga oxhaqet
Shtëpive të vjetra bardh nga gëlqerja
Shajë që iku koha e bukur
Erdhi kjo që më dhemb në zemër
Shajë kujtimet s’ kthehen më
Shajë u shuan erërat që mbollon baballarët
Shajë u shëndrrova në vetë qoftëlargun
Shkatërrova erën Gjakovë
Shkatërrova vetëm t’ime
Shajë e mërzitem Viti Ri zbehtë vjen
Pa këngën e Ismetit
Pa humorin në sallën e Pashtrikut
Pa vallen gjakovare me Ali Musën mbi tavolinë
Shajë shajë kur don dikend me zemër
Pshtyej përpjetë, ftyrës më bjen
Gjermani 31 Dhjetor 2023
Burimi/Facebook


Leave a Reply