Alexei Navalny është kundërshtari politik i Vladimir Putin në Rusi. Sali Berisha është dhe mbetet kryeopozitari i Rilidnjes së Edi Ramës në Shqipëri.
Presidenti i Rusisë e zhduki Navalny-n nga skena politike dhe e izoloi në një burg të Siberisë. Kryeministri i Shqipërisë ka urdhëruar që Sali Berisha të ketë te dera e tij policë. Policët që do jenë aty duhet të plotësojnë vetëm një kriter. Të jenë besnikët e Rilindjes, patronazhistët e saj! Me qëllim që të shënojnë me saktësi të gjitha lëvizket, hyrjet e daljet. Pra që ta izolojnë liderin demokrat! Madje propozimi i prokurorit të mësuar në birucat e torturave të sigurimit të shtetit është që Berisha të mos takojë njerëz të tjerë jashtë familjes!
Për të njëjtën arsye mbahet në burg kreu i opozitës ruse dhe është izoluar në Siberi. Ndryshojnë vendet, mjetet, por jo edhe qëllimi, ose fiksioni se njëri në Rusi e tjetri në Shqipëri rrezikojnë pushtetin e autokratëve përkatës në të dy vendet!
Burimi/Facebook


Leave a Reply