Edhe me pare e kam thene,se ALIU i Voriomaqedonisë ka kapitulluar.E kisha kuptuar ne mes te rrjeshtave,ne fjalimet,deklaratat e intervistat që ai ka dhënë.
Ne formen e nje perfundimi historik e degjova keto dite,nga goja e tij,ndaj e perdora si titull ne shkrimin tim te rradhes:AJO SHQIPËRI QË E DESHA UNË,NUK BËHESHTE.
Thjesht e thënë,ALIU ka hequr dorë nga BASHKIMI KOMBËTAR dhe ka hedhur syte,tek pranimi i shqiptarve ne Bashkimin Europian.
Prit gomar sa te dalin bar-thonë në Shkoder.
Me kete teori afatgjate e me objektiva te largeta e te pafund te BDI-se,maqedonet paten kohe ti rregullojne te gjitha, pa bere asnje ndryshim per shqiptaret, ne kushtetuten e Republikes se Maqedonise.
Me fjale,shqiptaret kane fituar shume e de jure asgje,as dyshtetesine dhe as te drejten e gjuhes shqipe,gjuhë zyrtare ne Maqedoni.
Keto dite pashe ne rrjetet sociale,te filmuar,nje bashkebisedim,ne mes te një gazetareje dhe drejtoreshes se nje çerdhe ne Shkup.
Nje prind shqiptar kishte bere nje kerkese ne gjuhen shqipe,per rregjistrimin e femijes se vet ne çerdhen e ketij qyteti.
Drejtoresha e kthen kerkesen,me pretendimin se duhej shkruar ne gjuhen maqedone.
Shikojeni vete, se ne çfare derexheje jane realisht,te drejtat e shqiptarve ne Maqedoni.
Ajo qe me shqetson,si qytetar shqiptar eshte qendrimi me dy fytyra i politikaneve tane gjitheandej,qendrimi i tyre,pseudomodern e braktisja e vertete e interesave kombetare te shqiptarve.
Ai qe e ka ndjekur me vemendje,intervisten e Aliut ne televizion e ka kuptuar menjehere,se si ai perdridhej perpara qendrimeve qe duhen mbajtur ndaj bashkimit kombetar,ndaj bashkepunimit me shtetet kufitare,qendrimit e nenshtrimit europian e keshtu me rradhe.
Ajo qe me dritheroi shtatin ishte thirrja,qe ai i beri nenave shqiptare per te falur e nese ato nuk harrojne te shkuaren e nuk falin,te njejtin fat mund ta kene edhe “nanat e sodit”te cilat do te humbin perseri femijet e te afermit e tyre.
Me fjalen e tij,ai pa pike droje,me ze te urte e te bute kercenonte ne te kater anet dhe bente thirrje per pajtim te vertete dhe jo pajtim mediatik,ndryshe vazhdon Aliu,nuk mund te ju siguroj se do te jemi te suksesshem…!
Pra vellezer shqiptare ndaluni,thellohuni e nenshtrohuni.
Knaqni kerkesat e pafund te Serbise dhe mos beni zhurme.
Me pas Aliu i thote shqiptarve se serbet nuk e kane fshehur ndarjen e Bosnjes,nuk e kane fshehur ndarjen veriut te Kosoves dhe e mbylle duke mbrojtur kerkesat e drejta te bullgareve per te qene pjese e kushtetutes se Maqedonise.
Nuk e kuptoj,se ku noton lideri i shqiptarve dhe pse i qan hallin te tjereve e nuk kujtohet per fatin e vellezerve te vet, te zhytur ne njemije e nje halle.
Flet per suksese e realizime,ben demagogji dhe harron e lë mënjëanë detyrat e shtepise,te drejtat dhe lirite e shqiptarve per te cilat eshte zgjedhur ne ate vend.
Ai ka harruar se kane kaluar shume vite te mbreterimit te BDI e shqiptaret mbi 40 perqind nuk jane rregjistruar ende si popull shtetformues por vazhdojne te trajtohen si pakice me teorine e 20 perqindeshit, njelloj si serbet, rromet,egjiptianet e te tjere.
Kur kerkesat per gjuhen shqipe,gjuhe zyrtare ne Maqedoni u ngriten me force nga te gjithe,ti Ali i ftohe gjakrat,duke thene se nuk eshte koha tani,se duhet te futemi ne NATO.
Me vone u arsyetove se duhet te ndrojme emrin e shtetit e keshtu me rradhe.
Pas mbarimit te luftes se vitit 2001,publikisht je angazhuar,se do te luftosh per te drejtat e shqiptareve dhe ata te besuan plotesisht.
Tash,qe kane kaluar 22 vjet,shqiptaret kane te drejte te të pyesin,se kur do te angazhoheni thelbesisht e me pergjegjesi kombetare per te drejtat e tyre.
Kur do te jene shqiptaret,shtetformues dhe gjuha e tyre gjuhe zyrtare ne Maqedoni.?
Keto pyetje te jane bere shume here dhe shqiptaret shume here, nuk kane marre pergjigje.
Gjithmone keni gjetur argumente,per ti shtyre te drejtat e shqiptarve per nje kohe tjeter e nderkohe keni harruar se eshte koha e fundit,qe statusi i shqiptarve te barazohet me statusin e voriomaqedoneve.
Per çeshtjet e nxehta e te verteta te shqiptarve, ti mbaje ne dore,nje kove me uje te ftohte, me te cilen i ulje gjakrat te cilat mund te rezikonin funksionimin e shtetit artificial te Maqedonise.
Ne intervistat qe ke dhene,ke deklaruar se nuk jetohet ne hasmeri e duhet te zgjedhim mes luftes e paqes.
Deshroj te te them o Ali Ahmeti,se shqiptaret jane kunder luftes e jane prononcuar prej kohesh per paqen,bile kane sakrifikuar edhe jetet e tyre ne sherbim te paqes.
Gjithashtu dua të te them se paqa,vecanarisht me serbet,duhet te jete nje paqe e kushtezuar.
Te humburit ne lufte, qe jane serbet,duhet ta ulin sqepin,te njohin Kosoven,te japin reparacionet e luftes dhe ti lene më në fund,poshtersite, krimet e ligesite kunder shqiptarve…!
Nuk mund te kete paqe, pa plotsimin e disa kushteve,me te cilat eshte e lidhur e ardhmja e popujve ne gadishullin e Ilireve.
Mosndeshkimi i krimeve dhe marrja me te mire e krimineleve të të gjithë llojeve e ka çuar situaten ne Ballkan, aty ku nuk mban mé.
Keto dite,AFRIM CAKA i Gjakoves,hapur me ze e me figure deklaroi se RADOIÇIÇI 23 vjeçar kishte vrare 3 shqiptare dhe kishte udhehequr debimin e shqiptarve nga Gjakova, ne vitet e luftes,se bashku me babain e vet,serbin RAIKO.
Eshte i njejti njeri,qe udhehoqi agresionin e Serbise,ne shtator te ketij viti, ne BAJÉ-BANJSKË te Kosoves dhe qe akoma nuk eshte ndeshkuar.
Jam i mendimit,qe ne intervistat tuaja te perqendrohesh ne punet e shtepise tende,qe akoma nuk i ke zgjidhur.
Lere luften e paqen e hiq dore nga lakmia per te ndikuar ne zhvillimet rrajonale.
Largoji familjaret e tu nga korrupsioni, nga tenderat dhe ankandet qeveritare.
Largoji kthetrat e BDI veçanarisht nga arsimi e drejtesia,nga administrata shtetrore lokale e nacionale.
Sot ne Maqedoni nuk mund te shkosh asgjekundi pa patur trisken e BDI-së.
Rregulloji keto pune sa me pare e perkushtoju problemeve themelore te shqiptarve.
Bashkoji partite e shqiptarve dhe kultivo me zemer në dore,aspiratat e tyre per liri,më shumë të drejta e barazi kombetare.
Ndryshe,ti afron fundin tënd politik,pa harruar që një ditë,do të japësh llogari për sa ke bërë e nuk ke bërë,per fatin e shqiptarve në Maqedoni.
Dashamir Uruçi
Tiranë,më 23 dhjetor 2023.
Burimi/Facebook


Leave a Reply