Me 09 nëntorë të vitit 1989 u rrëzua muri i Berlinit i cili ishte një barrier prej betoni e lartë gati tre metra e lartë.Muri u ndërtua nga qeveria komuniste e Gjermanisë Lindore.Po në këtë vit me 15 dhjetorë të vitit 1989 në Rumani u përmbys regjimi i egër diktatorial komunist 42 vjeçarë .Revulicioni filloi në qytetin Timisora dhe u përhap shpejt në të gjith vendin.Me 17 dhjetorë të vitit 1989 në një demonstratë Çaushesku urdhëroi forcat ushtarake të hapnin zjarr ndaj demonstruesve duke shkaktuar shum të vdekur dhe të plagosur.Me 21 dhjetorë të vitit 1989 Çaushesku mban fjalimin e fundit .Në këtë fjalim Çaushesku fishkëllehët.Pas 22 dhjetorit të vitit 1989 diktatori është përmbysur praktikisht por luftimet mes ushtrisë dhe të ahtëquajturve terrorist vazhduan ende në rrugë.Shum shpejt vendin e mbërthen konfuzioni,ushtarët qëllojnë ndaj civilëve duke u vrarë midis njëri tjetrit rreth një mijë persona.Me 25 dhjetorë të vitit 1989 çifti Çaushesku Nikola dhe Elena u dënuan me vdekje.
Po në Shqipëri çfar po ndodhte në këtë koh ndaj regjimit të egër komunist?!
Diktarura komuniste në Shqipëri edhe pse ishte në çastet e fundit të saj nuk donte ta lëshonte pushtetin e saj diktatorial.Regjimi i egër diktatorial komunist që nga marja e pushtetit të saj kishte vrarë patriotë dhe intelektualë të pafajshëm ,kishte internuar e burgosur me mijëra intelektual e patriot të pafajshëm vetëm se ata kërkonin lirinë e fjalës dhe demokracinë e vertëtë.Ky regjim diktatorial kishte prishur kisha e xhamija.Nëpër fabrika ,uzina ,ndermarrje etjer institucione ,bilës edhe në burgjet e egra të komunizmit shkruheshin me germa të mëdha : “Parrullat e partisë dhe të Enverit “.Kufijt ishin të mbyllur. Ata që tentonin të arratiseshin vriteshin ,të tjerët që kapeshin dënoheshin si armiq të popullit me 25 vite burgim.Rerth viteve 1989-1990 ,në Shqipëri përveç diktaturës së egër filloi të ndjehej dukshëm dhe mungesa e lëndës së parë ,filloi 80% .Nëpër dyqane filloi të ndjehet shumë mungesa e produktëve ushqimore duke vendosur tollonin .Levizjet e para demokratike filluan në qytetin e Shkodrës me 14 janarë të vitit 1990 ,ku qytetarët e Shkodrës demonstruan në heshtje për hedhjen e bustit të Stalinit i cili ishte vendosur në lulishten kryesore të qytetit. Për këtë vepër qytetarët shkodran duhen nderuar e respektuar.Disa nga protogonistët kryesorë të hedhjes së bustit të Stalinit ishin : Dedë Kasneci,Rin Monjaka,Flamur Elbasani,Gjergj Livalli,Vëllezërit Haxhi,Ndoc Liqejza,Viktor Martini, Nikolin Thana,Gjovalin Pala,Tonin Dema,Nikolin Margjini,Bac Bilali,Ylli Gershana,Klaudio Daka,Aldo Perizi dhe Vëllezërit Alibali. Të përbetuarit dolen lagje më lagje duke njoftuar popullin,ndërsa Gjergj Livalli me shokun e tij Nikolin Thanën duke lajmëruar në një kafene qytetarët e Shkodrës lajmëruan dhe një të panjohur ,i panjohuri ishte Zv Ministri i Brendshëm Zylyftar Ramizi ,me të cilin u përballen në Degën e Punëve tē Brendshme pasi i artestuan.Krerët e përbetimit ranë të gjith në pranga ku u torturuan barbarisht. Të nesërmen e 14 janarit rreth 3000 mij qytetar të Shkodrës protestuan në heshtje përballe bustit të Stalinit në lulishten kryesore të qytetit por nuk e hodhen atë.Po në fund të janarit të datës 28 janarë të vitit 1990 , përballë bustit të Stalinit në Kryeqytetin e Shqipërisë Tiranën u zhvillua një tjetër demonstratë në heshtje .Në të dy demonstratat bustet e Stalinit nuk u
rrëzuan. U desh të vinte nata e 20 dhjetorit duke u gdhirë 21 dhjetori ku me urdhër të Ramiz Alisë, statuja hijerëndë e Stalinit u hoq nga piedestali pranë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”dhe u trasportua në magazinat e fonderisë së veprave të artit në perendim të qytetit.Njëherësh ,bustet e tij u hoqën në të gjithë vendin.Tirana ,Shkodra dhe Shqipëria pas disa dekadadh u zgjua pa Stalinin.Pas demonstratave në heshtje në Shkodër e Tiranë vullkani shpërtheu në Kavajë me 25 mars të vitit 1990 në stadiumin Besa të Kavajës me ndeshjen Besa -Partizani ku për herë të parë i riu Rexhep Rrugeja para sambistëve ,policëve ,sigurimsave e njerëzve të lartë të partisë që kishin mbushur pistën e fushës si asnjëherë tjetër lëshon i pari thirrjet: Liri-Demokraci ,Enver -Hitler ,Poshtë diktatura komuniste etj ,thirrje të cilat u pasuan dhe nga disa të rinj të tjerë.Rexhepi dhe të rinjtë e Kavajës u filmuan nga dy kamera filmike ,një kamër e televizionit shqiptarë dhe një kamër e sigurimit të pushtetit komunist e cila u godit disa herë me gurë nga demonstruesit.Të rinjtë kavajës kënduan dhe disa këngë patriotike si ;Eja mblidhuni këtu këtu ,se mjaft në robëri etj.Kur sambistët u futën në stadium për të arrestuar Rexhep Rrugejën ,i vëllaj i Rexhepit ,Ilir Rrugeja dha kushtrimin :”Shokë, o sot o kurrë”, dhe godet i pari sambistin Halit Mabrisi ,emrin e të cilit e mësuam në gjygjin e Ilirit.Mes sambistëve dhe disa të rinjve të Kavajës u bë një përleshje trup më trup ku u arrestua dhe u torturua në mënyrën më barbarë Ilir Rrugeja.Në darkë vonë arrestohet dhe Safet Beçerri i cili ishte i veçuar nga grupi i demonstruesve .Por gjatë kohës që
demonsrtruesit leshonin thirrje kundër pushtetit diktatorial komunist ai luante duart si dirigjent.Të hënën e 26 marsit, Rexhep Rrugeja i cili ishte personi i parë që lëshoi thirrjet Liri-Demokraci në stadiumin Besa ,policia pasi i shkoj disa herë në shtëpi për ta arrestuar e gjen në befasi dhe e arrestojnë rreth orës 2 të drekës së datës 26 marsit të vitit 1990.Pas arrestimit të Rexhep Rrugejës, arrestohet dhe një tjetër demonstrues i stadiumit ,Selaudin Cara. Ilir Rrugeja dhe Safet Beçerri përcillën në orët e vona të datës 25 mars në Degën e Durrësit.Me 26 mars të vitit 1990 në Policinë e Kavajës Rexhep Rrugeja po torturohej në mënyrën më çnjerëzore i lidhur duar e këmbë nga Zëvëndës Ministri i Brendshëm Zylyftar Ramizi ,Shefi i Policisë Kavajës Sazan Tare dhe dy sigurmsa të tjerë .Rreth orës 7 të mbrëmjes rreth 200-300 të rinjë të qytetit të Kavajës demonstruan përballë rajonit të Policisë së Kavajës duke kërkuar lirimin e katër të arrestuarve .Thirrjet e demonstruesve ishin:Lironi shokët tanë,Rroftë Ramiz Alia ,poshtë dinastia dhe fjalë kundër Nexhmije Hoxhës.Protestuesit goditën me gurë godinën e Policisë .Gurët thyen xhamat e dritarëve dhe erdhën te dhoma ky po torturohej Rexhep Rrugeja .Në çast në dhomën ku po torturohej Rexhep Rrugeja futet polici Ymer Sheshi i cili i tha shefit të Policisë Sazan Tare:Shef, na mbytën si mijtë brenda , na jep urdhër të qëllojmë .Sazan Tare i tha:Nuk më dhimbsen këta këlysha ku.. e ,por nuk kam urdhër nga lart të qëlloj,kam urdhër të qëlloj vetëm për vetmbrojtje .Pas largimit të demonstruesve, Sazan Tare i drejtohet Rexhep Rrugejës :Shtat pash në dhe do të fus ,atje në birucë do të kalbesh bashkë me vëllain tënd.Duke zbritur shkallët godinës së Policisë në koridorin e jashtëm të saj, Rexhep Rrugeja i lidhur në pranga shikon Selaudin Carën të cilit sapo i vunë prangat .Dy të arrestuarit ,Rexhep Rrugeja dhe Selaudin Cara përcillën në Degën e Durrësit me një BÇ . Përpara ishin xhelatët që kishin torturuar Rexhep Rrugejën pak orë më parë ,ndër ta ,ZV /Ministri i Brendshëm Zylyftar Ramizi dhe anash tyre u futën dy policë me armë. Me 29 mars të vitit 1990 ,familja Rrugeja do përjetonte çastet më të vështira, pasi dy djemtë e tyre Rexhepi dhe Iliri po torturoheshin në mënyrën më çnjerëzore në Degën e Durrësit dhe në mbarë Kavajën ishte hapur fjala se Iliri ka vdekur nga torturat çnjëzore, ndërsa Rexhepit i kishte rënë disa herë të fikët nga tortuarat çnjerëzore që kishte marë nga Zevendës Ministri i Brendshëm Zylyftar Ramizi dhe xhelatët e tjerë .Rexhepi mbahej nën kurimin e mjekut në një nga dhomat e Degës së Durrësit .Për lirimin e dy vëllezërve Rrugeja u ngrit mbarë populli i Kavajës në demonstrim më 29 mars të vitit 1990 ku të rinjtë kavajës mbanin nëpër duar shishe me benzin ,sopata ,leva , thika e mjete të tjera rrethanore.Për të mos pasur gjak derdhje në Kavajë domenstruesit i largon babai dhe nëna e dy vëllezërve Rrugeja ,duke i thënë turmës së madhe të popullit të Kavajës:” Ilirin e kemi parë ishte gjallë ndërsa djalin e madh Rexhepin do e lirojnë në darkë.Për 5 -6 ditë me rallë familja Rrugeja priti në shtëpinë e tyre mbarë popullin e Kavajës.Në familjen Rrugeja shkon dhe stafi i Partisë së qytetit të Kavajës me në krye sekretarin e parë të Partisë Agron Tafa duke i bërë presion familjes Rrugeja .Fjalët e Agron Tafës ishin :” Ju keni ngritur popullin në këmbë duke i thënë se djali ynë ka vdekur nën tortura dhe Rexhepi i tregon qytetarëve për torturat që i kanë bërë në biruca .Nënë Kimetja iu përgjigj:”Unë popullin e Kavajës për të mos bërë gjak derdhje e kam gënjyer duke i thënë që djalin e kam parë dhe e kam shëndoshë e mirë.Por në fakt unë djalin se kam parë . E ka parë babai i tha Agron Tafa.E shihka babai dhe se shikon nëna.Ndërsa Rexhepi i tha Agron Tafës: ” Popullit të Kavajës i kam thënë të vërtetën pasi më kanë rrahur për vdekje”. Me 28 mars 1990 lirohet Safet Beçerri.Me 29 mars të vitit 1990 në orët e vona të mesditës lirohen Rexhep Rrugeja dhe Selaudin Cara .Rexhep Rrugeja lirohet me kusht dhe thërritet disa herë në Gjykatën e Kavajës duke u marë në pyetje nga Kryetari i Gjykatës së Kavajës Kristaq Andoni dhe gjyqtari Pluton Bilibashi si dhe nga sekretari i Partisë së qytetit të Kavajës Agron Tafa i cili i ka bërë disa herë presion Rexhepit duke i thënë në sy të drejtorit të U.G -BULONAVE Sali Vogli :”Armik ,ul kokën e puno dhe mos të shoh më duke ngritur dy gishtat lart se të piu e zeza.Pas thirrjeve të një pasnjëshme në Gjykatë dhe në zyrën e sekretarit të Partisë Agron Tafa ,Rexhep Rrugeja arrestohet dhe dy herë të tjera me nga tre ditë .Selaudin Cara arrestohet dhe dënohet për tentativë arratisje me 6 muaj heqje lirije gjë të cilën e kreu në burgun e Batrës .Ilir Rrugeja dënohet dy herë:Dënimin e parë me 3 muaj heqje lirije e kreu në birucën e Durrësit dhe në Kaush të Tiranës .Pas daljes nga burgu, Iliri u arrestua dhe u dënua sërisht për agjitacione propogantë me 4 vite burg .Por trupi gjykues në fund nga 4 vite i dha dënimin me një vit burg për kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë .Dënimin e kreu në Tërnovë të Peshkopisë .Pas këtyre demonstratave demonstratat në Kavajë u bënë të përditshme.Në Kavajë për të qetësuar gjendjen Ramiz Alia solli në Kavajë besnikët e tij të partisë nëpër fabrika, uzina e ndërmarrje. Por besnikët e partisë mbetën të habitur nga qytetarët e Kavajës të cilët kritikonin pa frikë Partinë e Punës dhe njerëzit e lartë të Partisë .Besnikët e Partisë për të dalur nga bataku mbanin shënime sa për sy e faqe .Në Kavajë ,Ramiz Alia për të mposhtur qytetarët e Kavajës dërgoi tanke ,rezervistë nga Skrapari si dhe sambistë.Gjatë përleshjes me sambistët me 10 korrik të vitit 1990 u vra nga sambistët dhe Heroi i parë i Demokracisë Shqiptare Josif Budo.Me 11 korrik të vitit 1990 në varrimin e tij mori pjesë i gjith populli i Kavajës . Thirrjet e fuqishme të popullit të Kavajës ishin :”Liri -Demokraci,Josifi është hero,Josifi është gjallë,Poshtë komunizmi etj.Gjatë rrugës demonstruesit dogjën makinën e sekratarit të Partisë Agron Tafa dhe një ifo të sambistëve.Qytetarët e Kavajës gjatë demonstratave që zhvillonin çdo ditë në rrugët e qytetit shkonin në dy akset rrugore të qytetit. Nga ana Veriore te kryqëzimi i rrugës nacionale të ish Fabrikës së Letrës dhe nga ana Jogore te kryqëzimi i rrugës nacionale te Popojt .Në të dy akset kryesore thirrjet: Liri -Demokraci ,Enver-Hitler,e duam Shqipërinë si gjith Europa etj i sillnin mesazhin e lirisë pasagjerëve që udhëtonin me makina .Më pas turma e madhe e popullit kthehej te stacioni i trenit ku bashkoheshin dy trenat .Turma e madhe e popullit thërriste: Liri -Demokraci ,Enver- Hitler ,poshte komunizmi etj .Pasagjerët e trenit habiteshin nga thirrjet e popullit të Kavajës .Çdo ditë në qendër të qytetit dhe në rrugët kryesore të saj griseshin veprat e e Enverit të cilët shkeleshin me këmbë nga populli i Kavajës.Populli i Kavajës i hoqi të gjith parrullat e partisë dhe të Enverit të cilat ishin të vendosura ne qendër të qytetit .Në Kavajë u bën shumë arrestime ku pjesa më e madhe e tyre u dënuan për prishje të qetësisë publike dhe kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë.Për vitin 1990 Kavaja ishte pararoja e levizjes demokratike në Shqipëri për të kundërshtuar në mënyrën më të ashpër ,më të rregullt ,më dinjitoze atë regjim të përmbiçmuar që prej 45 vitëve me rallë kishte mbi kthetrat e veta Shqipërinë.Ajo që ndolli në vitin 1990 në Kavajë nuk ishte një lëvizje rastësore por ishte një lëvizje e dëshmushme sepse “Kavaja ishte qetësia e detit” . Kjo është një shprehje që buron nga njohja e detit.Sipërfaqja e detit është e qetë ndërsa në thellësi zjarr vjen një moment që cunami shpërthen ,dhe Kavaja për vitin 1990 ishte viti i cunamit gjë e cila ishte mjaft tronditëse për ate kohë.Me 17 dhjetorë të vitit 1990 në Kavajë formohet dega e parë e partisë Demokratike në Shqipëri.Pas demonstratave të popullit të Kavajës u ngritën dhe qytetet e tjera të Shqipërisë.Pas 34 vitëve, demokracia e vërtetë që unë kërkova nuk erdhi kurrë në Shqipëri sepse shqiptarët u udhëhoqën nga bijtë e Enverit.Kavajën jo vetëm historinë ia kanë deformuar dhe fshirë por i kanë grabitur pasurit bragdetare dhe ia kanë coptaur kufijtë.Sot Kavaja është fshati më i bukur në Shqipëri.
Rexhep Rrugeja .20 dhjetorë 2023.
Burimi/Facebook


Leave a Reply