Ti punon gjithe jeten per te edukuar e shkolluar femijen tend në Universitet që të marrë një profesion, dhe del një i çmendur si David Kozak i cili me një snajper vendos që fëmija yt ta mbyllë aty jetën. Dhimbje!
Pragë.
15 të vrarë.
30 të plagosur.
Cfare po ndodh ne kete Botë?! 😭😭😭
Një student 24-vjeçar çek, David Kozak, besohet të jetë përgjegjës për të shtënat në Universitetin e Pragës. Sipas disa burimeve, të cilat citojnë edhe mesazhet e lëna nga Kozak në rrjetet sociale, i riu është vetëvrarë.
“Më lejoni të prezantohem, unë quhem David dhe dua të bëj një gjuajtje në shkollë dhe ndoshta të bëj vetëvrasje”, thuhet në një mesazh në ditarin e krijuar në Telegram nga David Kozak. I riu deklaroi se ai “kishte dashur gjithmonë të vriste” dhe se ai “e kishte kuptuar se ishte shumë më e përshtatshme të kryente një masakër masive në vend që të ishte një vrasës serial”.
“Alina Afanaskina më ndihmoi shumë”, lexojmë në kanalin Telegram të Kozak, në të cilin ai shprehet se është frymëzuar nga vajza 14-vjeçare ruse e cila më 7 dhjetor vrau dy shokë të klasës në një shkollë në Bryansk, plagosi 5 dhe më pas. ajo kreu vetëvrasje. “Prita, ëndërrova, desha, por më në fund mbërriti Alina, sikur më kishte ardhur në ndihmë nga parajsa në kohën e duhur”, thuhej sërish në Telegram.

Burimi/Facebook


Leave a Reply