Varfëria , na është ulur këmbëkryq !!
Mes acareve, qëndroje “Lakuriq”!!
Varfëria, të kish lënë, kockë e lekurë !
Ato ditë të trishta, mos ardhëshin kurrë !
Në u dashtë:
Duhet të “qajmë “e t’qeshim bashkë
Dhimbja, edhe në shkoftë, deri n’ashtë !
Nga varfëria, si “mbret”, do të flije dhe mbi kashtë !!
Të numërohëshin brinjët, mbi këmishën e grisur !
Në këto ditë varfanjake, ishe katandisur !!
Ç’faj kishte femijëria jote e pafaj ?!
Atë hidhërim, me ëngjujtë,le ta ndaj !
Ti je me mua, ngado hedh sytë
Ketë gjë, është mirë, me e ditë
Vëndi bosh , kurrë ,s’duhët të mbetët
Në atë detyrë , duhëj të mbështetët
Sytë nga s’kamja, zhytur në trishtim !
I rritur rrugëve, lypësari- jetim !
Mallkuar qoftë, ai dhe ky regjim !
Damka , mbi balle, të varfërisë – kujtim !!
Këmisha e grisur, s’ta mbulonte lakuriqësinë !
As, dhe hidhërimin, s’ta hiqte nga buza !
Poetët, për Pashallarët, do të shkruajnë, ligësinë
Në u ardhtë , për ketë pasqyrë, “muza” !!
Me, 16 dhjetor 2023.
Novara Itali
Myftar Gjonbalaj.





‘

Burimi/Facebook


Leave a Reply