Ndërkombëtareve ju tregon peshoren e drejtësisë, ndërsa shqiptarëve ju tund këmborën e nacionalizmit.
Po të ishte Beci i Shkodrës në një qeli me Belerin e Himarës dhe të ishin përballur që të dy me po të njëjtat akuza nga SPAK-u, kurrë s’do të kishte qënë çeshtja Beleri, çeshtje e axhentave europiane.
Përkundrazi do të ishte çeshtje e drejtësisë, siç pretendon edhe vet Edimarrja.
Por kur njëri arrestohet dhe mbahet në burg me një skenar të parapregatitur,( i denjë për sigurimin e shtetit,) për blerjen e katër votave, dhe tjetri e ushtron detyrën e kryetarit të Bashkisë i akuzuar dhe faktuar me kamera se ka blerë të paktën 10 mijë vota me një çmim jo 5 mijë lekë si rasti i Himarës, po nga 100 deri 500€ për votë , sigurisht që do të jetë çeshtje europjane, bile duhet të jetë kryeçeshtje europiane.
Në Shkodër janë arrestuar disa prej autorëve të blerjes dhe shantazhimit të votës për akuza që s’kanë asnjë lidhje me blerjen e votave për ta bërë Becin kryetar Bashkie, por të akuzar për vrasje dhe trafikim lëndesh narkotike, krime të zbuluara nga vendet e BE-së .
Ndërsa në Himarë nuk lejohet betimi i kreut të Bashkisë i shpallur fitues vetëm sepse është i dyshuar dhe gjendet nën akuzë për blerjen e katër votave.
E marrë për shembull Shkodrën sepse në atë bashki ulëret kasap-hanja, shantazhimi, blerja e votave dhe kërcënimi me jetë i votuesve, meģjithëse e njëjta strategji e pregatitur në zyrën e Edimarrës është zbatuar në të gjitha Bashkitë e vendit.
Vetëm kur Beci i Shkodrës të dorëzoj mandatin dhe të vihet para drejtësisë, do të bëhen të besueshme pallavrat e Edimarres që çeshtja Beleri i përket institucioneve të drejtësisë së pavarur.
Çeshtja e dytë me të cilën e ka lidhur Edmarrja ndalimin e betimit të Belerit në krye të Bashkisë Himarë, është një lojë e ligë me nacionalizmin, për shkak të së shkuarës aspak dinjitoze të Z. Beleri.
Edhe pse në sy të banorëve të zonës dhe jo vetëm, kjo është një çeshtje e drejtëpërdrejtë korruptive për ti dhënë dritë jeshile “investitorëve strategjikë” apo kopesë së ujqërve që po shqyejnë bregdetin dhe tërë Shqipërinë.
Por nga ana tjetër tek ai banori i thjeshtë i Malësisë së Madhe apo i Korçës, i Këlcyrës apo i Hasit, i Kosovës apo i Maqedonisë së Veriut nuk është që nuk ka pas impakt qëndrimi i Edimarres për urdhërimin e arrestimit të tij.
Në tregun e politikës së brendshme ka pas dhe vazhdon të ketë ndikim shumë të fortë.
Njerëzit e thjeshtë që duartrokasin për mbajtjen në burg të Belerit dhe e shohin si një vepër nacionaliste të Kryeministrit nuk janë të paktë.
Edhe pse janë për t’ju qarë hallin pasi ata i harrojnë me dashje apo pa dashje ato dhjetra shtërngime duarsh dhe përqafime të zjarrta me ministrin besnik të Milosheviçit, buzëviçin Vuçiç.
I harrojnë me dashje apo pa dashje dhjetëra marrëveshje me Vuçiçin në dëm të shqiptarëve në Shqipëri dhe posaçërisht në Kosovë .
I harrojnë të gjitha bëmat dhe gjëmat që ky njeri i ka afruar qytetarëve të vendit të tij në lëto 25 vite që është pjesë në politikën aktive.
Eni pse nacionalizmi në gojën e Edimarrës duket “si këmbora e ogiçit në qafën e miut” ai e ka përdorur me shumë efiçencë në grupe të veçanta të shoqërisë.
Bllokimi i negociatave të Shqipërisë për të avancuar drejt statusit të vendit anëtar të BE-së nuk vjen nga vetoja Greke, ai bllokim është një punë e studiuar e strategjistëve të rilindjes, ata nuk e duan integrimin e Shqipërisë më BE.
Vetëm zbulimi i vjedhjeve masive të fondeve të BE-së për bujqësinë nga Krifca bind se megahajdutët e rilindjes së Edimarres nuk e duan integrimin, nuk e duan kontrollimin, nuk e duan forcimin e shtetit ligjor.
Shqipëria do bëhet vend anëtar i BE-së vetëm atëherë kur të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, vetëm atëherë kur vendi të drejtohet nga njerëz që e duan dhe çmojnë vendin e tyre, vetëm atëherë kur drejtësia do të veproj njëlloj për të gjithë.
Tiranë me 14 Nëntor 2023
Burimi/Facebook


Leave a Reply