Na lshte dikur një fshat që e kishte pazarin shumë larg
Ishte koha kur nuk kishte ora si si sot,.O ishte një orë në fshat ose jo.
Më kujtohet rreth viteve 1960 në fshatin tonë me 150 shtëpi tre burra që kishin qënë në Stamboll kishin sëhat xhepi.
Djali i thotë nënës së vet se zakonisht të moshuarët ngrihen herët në.mëngjes për arsye të ndryshme.
Mirë të keqen nëna mirë i tha,kur të bëj unë ujët do edhe pak dhe gëdhihet.
Ra të flinte tjetri pa merak se do e zgjonte nëna.
Për fat të keq Nëna atë natë kishte pjekur një tepsi me kungull me saç,dhe megjithmënt ta bën me sy i uruari kur heq saçin,është i shijshëm.
Unë e kam provuarë po jo aq shumë sa ajo zonja.
Mirpo kur ha shumë nga ky urinon shumë sa thoshin dikur ,po vete shpesh tek ai vëndi sikur ke ngrënë kungull.
Kështu që atë natë nëna dy orë mbasi ra gjumë vajti në banjë bëri adetin.
I vete djalit te koka ,çohu o bir se e bëri shurrën nëna po gëdhihet.
U ngrit i gjori një sy hapur një sy mbyllur i hipi gomarit u nis për në pazar.
Prit se po binete dita ska,prit ska.
Ec e ec vajti të vëndi ku bëhej pazar dhe akoma nuk u gëdhi.
E kuptoi që diçka nuk kishte shkuarë mirë me “orën “e plakës.
Ashtu i përgjumur e mallkoj Nënën:
-Hej ta martë dreqi shurrën tënde edhe kungullin moj Nënë ç’ma punove sot!
Burimi/Facebook


Leave a Reply