Një punëtor çimentoje shkon tek një farmaci dhe pyet farmacistin :
– A keni ndonjë ilaç për çimento?
Farmacisti që nuk priste këtë pyetje, i kthehet me një përgjigje ironike:
– Po kemi, madje kemi ilaç edhe pēr gurë edhe për hekura. Kemi dy lloje, një të shkëlqyer që vjen nga jashtë, dhe një normal, prodhim vendi. Ti cilën do të deshiroje?
Punetori tha:
– Do tē doja atë të shkëlqyerin që vjen nga jashtë!
-Po të them që në fillim që ajo që kërkon është e shtrenjtë, por ti si të duash: vazhdonte të talleshe farmacisti me punetorin.
Në ato momente punëtori ngriti doren dhe tha: Unë jam punëtor çimentoje… duart e mia janë çarë dhe acaruar prej saj, dhe nuk mundem të përkëdhel fytyrën e vajzës sime të vogël pasi kam frikë se e lëndoj atë, prandaj nëse e ke me të vërtetë atë lloj ilaçi ma jep dhe unë do të ta paguaj çmimin e saj sado që të jetë!
Në ato momente farmacistit i ngriu buzëqeshja në fytyrë dhe fjalët i ngecën ne grykë… ju kujtuan femijët e tij që kishte aq kohë që nuk i ledhatonte e nuk i përkëdhelte, e aty KUPTOI QË VARFËRIA NUK ËSHTË AJO CFARË NJEREZIT ZOTËROJNË NË XHEPAT E TYRE, POR AJO ÇFARE ZOTEROJNË NË ZEMRAT E TYRE !
Burimi/Facebook/Rovena Klejo


Leave a Reply