Nuk është pergamenë, as papirus.
Janë thjeshtë ca reshta hedhur në një letër të çmuar, shumë të çmuar, shkruar 23 vjet më parë dërguar nënës…
Ajo e ka ruajtur me fanatizëm të madh s’di ku dhe ma dha ta lexoja dy ditë më parë me duart që i dridheshin. Ehhhh Nënat…!
NËNËS TIME
Goja thotë veç një herë “Nënë”
e ti për mua je diell, je hënë
ti besnikja ime në jetë a vdekje
që kurrë s’mendove për vete
Ty të gjunjëzohem derisa frymë të kem
e askujt tjetër në këtë botë
se ti më linde, më rrite e mësove
e bukën sa herë ma dhe me lot
Ti udhërrëfyesja ime guximtare
që as vuajtja e as koha s’të ndal
që as dhimbja, as hallet s’të mposhtin
një copë nga karakteri yt më fal
Të adhuroj siç Allahun fuqiplotë
për ty krenare do të jem në këtë botë
dhe kur malli të më marrë do të qaj
do të lutem që ty pak të të ngjaj
Për ty jeta qe e vështirë
por mos mendo se imja është më e mirë
ndoshta ndonjëherë do të takoj
e plagët e kurbetit të ti tregoj.
Burimi/Facebook
Leave a Reply