SA E MADHE FLAKA E DASHURISË
Eni të gjithë
Ngrohni zemrat
Këtu
Shumë e madhe është
Flaka e bekuar e dashurisë
Eni e mbushuni plot me mrekulli
Eni
Pa hezituar
Stubëll, 2 maj 2013
NE ECIM E KËNDOJMË
Nuk ndalemi ne
Kurrë
Në rrugën tonë
Gjithmonë
Marshojmë e këndojmë
Me fuqi mrekullie
Të dhuruar nga dashuria
Stubëll, 2 maj 2013
AKCIONET TONA
Është e vërtetë
Akcionet tona të dashurisë
Janë t’ëmbëla
Të këndshme
Plot freski
Plot jetë
…
Stubëll, 2 maj 2013
JU ME NE
Do të jeni më të fortë
Më të rëndësishëm
Të kërkuar
Gjithmonë
Në fushat e dashurisë
Stubëll, 2 maj 2013
NJË DITË E BEKUAR
Ajo ditë
Kur u gjetëm me mbretëreshën
Ishte e bekuar
Historike
Që na e solli vendimin
Për kurorëzimin në fron
Stubëll, 2 maj 2013
DJERSËT E DASHURISË
Edhe në ditët më të nxehta
Djersët e dashurisë
Janë t’ëmbëla
Të këndshme
Rrëshqasin bashkë me mjaltin
Sa bukur
Stubëll, 2 maj 2013
NËPËR PIKA TONA
Ecë dashuria
Gjithherë
Nëpër të bekuarat pikat tona
Qëndisë e qëndisë
Lule të bukura
Zhegër, 2 maj 2013
PA PROBLEME
Kemi hyrë në shteg
Dhe marshojmë
Me flamurin lartë
Vulosim dashurinë
Në të gjitha zemrat njerëzore
Zhegër, 2 maj 2013
FAQE HISTORIE
Stina jonë e dashurisë
Është faqe e historisë
Shumë e këndshme
E rëndësishme
Kryesore
Zhegër, 2 maj 2013
TË THIRRUR NË DASHURI
Nisemi
Me të gjitha fuqitë
Dhe me privilegje
Ndërrojmë
Dhe ëmbëlsojmë
Botën dhe shekullin
Zhegër, 2 maj 2013
TË NJOHUR NGA TË GJITHË
Me vendimin historik
Për t’u kurorëzuar në fron
Unë me mbretëreshën time
Jemi bërë të njohur
Nga të gjithë njerëzit
Të të gjitha horizonteve
Zhegër, 2 maj 2013
N’AKCIONIN TONË
Historia
Duke qeshur
Ven vulën e amshuar
Të së lumes dashuri
Zhegër, 2 maj 2013
SECILI NË PJESËN E VET
Duke vallëzuar
Rreth mullarit të dashurisë
Këndoni këngët më të bukura
Falënderoni heronjtë
Për lirinë që na e kanë sjellur
Kurrë mos u ndalni
Zhegër, 2 maj 2013
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply