Flamuri ynë nderi e simboli i atdheut,
Mbulue me lavdi prej shpatës Skanderbeut,
U naltua nëpër shekuj në luftra për liri,
Gjaku lumej u derdhe për nanën Shqipëri.
.
Ndër beteja flamuri më lart u ngrit,
U mbajt nëpër gjokse për mbi 450 vjet,
.
Derisa legjendari Ded Gjo’ Luli,në 1911,
e ndriti edhe më larte në Deçiq të Hotit,
Si asohere mbi kështjellën e Krujës
Heroikisht qe ngritë prej Gjegj Kastrotit.
.
Mbi katër shekuj u rujte flamur ynë në gji,
në pritje të ditës së bardhë-pamvarësisë,
në Vlorë u bashkuen princat e Atdheut,
Përsëri u ngrit prej dores Isamil Qemal Beut.
.
Flamuri ynë i shtrejt valvitet i lirë deri ne qiell
Simbol i gjakut tonë që pa kursim u derdhe.
.
Gjeto Turmalaj
Nga vllimi poetik “Sa Large´
Burimi/Facebook


Leave a Reply