Sa kohë e jetë u deshën,
me vite dhe shekuj,
me armiqtë u ndeshëm,
për gjuhën kanē vdekur.
Sa mësues u helmuan,
dhe shumë u vranë,
me shkronjat u dashuruan,
abetaren gjithmonë pranē.
S’mjaftuan për së gjalli,
u dogjën edhe të vdekur,
për dituri u ndizej malli,
shpirtin mbi libra tretur.
Nuk donte dhespoti,
nuk donte dhespolica,
për gjuhën luftoi Dafina,
për lirinë Shote Galica.
Themistokli Germenji,
në selanik e vranë,
se duarkryq nuk ndenji,
mësuesi ra për gjuhën nanë
Dhe shkruan mijra vargje,
me krisma shkruan kēngë,
me yjet formuan harqe
gjuha shqipe aty zuri gend.
GËRMAT E ARTA
Emigrant,o shqiptar,
mos harro gërmat e arta,
dhe për ‘to të jesh krenar,
janë flori, janë të zjarrta.
Ato gërma larë me gjak,
një për një të bashkuar,
gjuha shqipe e ka hak,
të rreh zemra në krahëruar
Përsëriti sa më shpesh,
se janë fjalë që lejnë nam,
gjuha e bukur është vesh,
janë melhem e janë derman.
Trandafile Molla ( Baja)
Novara Itali



Burimi/Facebook


Leave a Reply