Si vend anëtar i NATO-s, arritjet në këto vite në Republikën e Shqipërisë, janë një përpjekje modeste, e parë nga këndvështrimi institucional shtetëror, mbi përgjegjësitë dhe detyrimet në realizimin e masave konkrete në planin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.
Sfidat e sigurisë për të ardhmen janë shumëdimensionale, ndryshe nga situatat e kaluara, në kushte dhe rrethana të tjera, të cilat do të diktojnë vendimmarrje të reja politike dhe ushtarake.
Ballkani vazhdon të vegjetojë si një treg kriminogjen i pjesës tjetër të Europës, Azisë, Afrikës dhe Perëndimit.
Një koncept më i plotë i zonës ballkanike, nga Kina perëndimore deri në Gadishullin Iberik, e vendos Ballkanin në qendër të kritikës dhe lojës politike të instrumenteve ndërkombëtare.
Një ndarje e selektuar e monitorimit dhe vlerësimit të rajonit është vijëzuar; në disa aspekte të kriminalitetit, mungesa e investimeve dhe korrupsioni, shërbimet e sigurisë, një panoramë me ndikim të lartë mediatik dhe institucional, me çështjet konfliktuale dhe imazhin negativ jashtë tij, vazhdojnë të prodhojnë impakte negative dhe pasoja në formimin e modelit të nevojshëm social, ekonomiko-financiar dhe politik.
Ende në Shqipëri dhe rajonin ballkanik, po ndihet e pakonsumuar ndjenja e dyzimit midis republikës, federatës, monarkisë, totalitarizmit politik dhe iluminizmit etno – kulturor.
Ballkani është urë lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit.
Më shumë se sa zonë ballkanike me mundësitë e produktit politik rajonal, ende asnjë vend ballkanik nuk ka arritur të jetë aktor dhe faktor në çështjet me rëndësi të tij.
Tentativat për t’i dhënë rol primar Serbisë në këtë cështje është një dështim.
Ballkani shikohet dhe trajtohet si një pjesë e manipuluar dhe e përgatitur për rrjetet e trafiqeve dhe krimin e organizuar.
Për rajonin ballkanik mbeten të pazgjidhura situatat në Kosovë, kriza në Maqedoni, në Bosnje Hercegovinë dhe territoret etno – kulturore me Greqinë.
Futja e Malit të Zi në aleancën atlantike zgjoi përplasje politike, diplomatike dhe sipërmarrje të fshehura kundër tendencës perëndimore për zgjerimin në Lindje.
Kjo sjellje jo etike sllave dhe helene, vazhdon të shkaktojë mllefe dhe trazime të zonës ballkanike, duke vënë në pikëpyetje çështjet e sigurisë dhe të paqes.
Takimi i ambasadorëve të SHBA-ve në Ballkan dhe së fundi Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor diktojnë rishikimin e konceptit të territorit dhe rivlerësimit të projekteve, programeve dhe doktrinave të Perëndimit, (Plani Inteligjent Gilman – Fullbrajt), në interes të rindarjes globale, në interes të forcimit të sigurisë rajonale dhe asaj kombëtare.
Rrjedhojat e Samitit të Ankarasë duhet të vlerësohen seriozisht nga shteti shqiptar.
Republika e Shqipërisë meriton të reformohet, ndryshe nga këto 32 vjet të kaluara.
Nëse ajo duhet të jetë një shtet aleat i sigurt për SHBA-të dhe BE-në në Ballkanin Perëndimor, ka nevojë për ndërhyrjen dashamirëse dhe të garantuar të Departamentit të Shtetit, për ta forcuar më tej sistemin politik dhe atë juridik të drejtësisë për t’u kthyer shqiptarëve besimin në jetën dhe vendin e tyre.
Hyzri Salihu
09.11.2023


Leave a Reply