Kur bëhen shkrime apo studime fjala vjen për Naim Frashërin, Migjenin, Fan Nolin, Faik Konicën, etj. këto, për të mos qenë shkrime muzeore, të vdekura për së gjalli, por të marrin vlerë për kohën e sotshme, për jetën e përditshme të shqiptarit, nuk duhet thjesht të përsërisin fakte si ngjarje te jashtme, pa vlerë, por të futen në thelbin e gjërave, për t’i rilindur, rinovuar. Konkretisht, për temën në fjalë, ka rëndësi të kuptohen tre lloj Shpirtrash.
Shpirti i parë është i Kohës Perëndimore me avangardë në mendim, tërmet i vërtetë, në fillimin e shekullit të XX, të përfaqësuar nga gjigantë si Bergson, Ainshtain, Frojd dhe dhjetëra gjenialë të Artit dhe Letërsisë. Shpirti i dytë është i Kohës brenda në Shqipëri, i reflektuar ne konceptimet e figurave të mësipërme, te autoreve shqiptare. Ndërsa Shpirti i tretë është i Kohës së sotme.
Vetëm kur merren në analizë këto tre lloj Shpirtrash krejt të ndryshëm nga njeri tjetri, mund te gjendet diferenca me vlerë midis tyre, për t’i ofruar ndihmë shoqërisë shqiptare sot në nevojë më shumë se kurrë, brezave të rinj, nëpërmjet programeve të duhura mësimore. Vetëm kështu mendimi shqiptar intelektual do të shpëtojë nga ferri i vetvetes, i mbyllur përjetësisht në shpellë. Është tragjedi që deri më sot nuk ekziston asnjë lloj shkrimi që të jetë në gjendje të kuptojë epokat me shpirtrat përkatës. Është tmerr që sot nuk ekziston as ideja e Rilindjes Shpirtërore apo e Ndërgjegjes Historike. Nuk ekziston asnjë libër i shkruar me këto tema.
Për çfarë vlen Departamenti i Filozofisë, i vdekur për së gjalli, kur nuk mund të lidhë dot mendimin botëror me jetën e përditshme të shqiptarit, as sot në Mijëvjeçarin e Tretë, që edhe kur bën vërejtje, nga njëri vesh iu hyjnë dhe iu dalin nga tjetri!
Burimi/Facebook


Leave a Reply