ME RREGULLAT TONA
Gjithmonë
Jemi të gatshëm
Të kontribuojmë
Në mbarëvajtjen
E së lumes dashuri
Përpara!
Stubëll, 29 mars 2013
RREZATIME DASHURIE
Nga froni ynë
Unë edhe mbretëresha
Bëhemi diell dashurie
Për të rrezatuar
Kudo
Në çdo pikë të mbretërisë
Stubëll, 29 mars 2013
BASHKË ME NE
Ju
Hidhni valle
Dhe këndoni
Në kremten e madhe
Të dashurisë
Stubëll, 29 mars 2013
NGADALË E SIGURTË
Ecim me hapa suksesesh
Derisa ta zëmë vendin qendror
Në fronin e lartë
Të karrierës së dashurisë
Stubëll, 29 mars 2013
GJITHNJË TË FRYTSHËM
Me dashurinë tonë specifike
Unë edhe mbretëresha
Duke dhënë mësime
Dhe instrukcione të duhura
Për të gjithë njerëzimin
Jemi gjithnjë të frytshëm
Dhe të rëndësishëm
Stubëll, 29 mars 2013
DUKE QËNDISUR
Mbretëresha kthei shikimin kah unë
Në sy i vezullonte qeshje
Me buzët e njoma më freskoi
U lidhëm bashkë
Në mrekullitë e dashurisë
Stubëll, 29 mars 2013
JEMI MË TË FORTIT
Në marshin e dashurisë
Me mbretëreshën time
Jemi më të fortit
Dhe më të sigurtit
Në mbarë rruzullin
Stubëll, 29 mars 2013
ME SHIJE DASHURIE
Jemi të paarritshëm
Në shtigjet e parajsës
Me mbretëreshën time
Kultivues t’ëmbëlsisë
Stubëll, 29 mars 2013
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply