Bota Sot
Nehat Shaqiri
Vrasja e Selim Jusuf Elshanit në Zvicër duket të jetë kryer për hakmarrje. Burime të gazetës “Bota sot” konfirmojnë se Selimi është viktima e tretë e familjes Elshani nga konflikti i gjakmarrjes prej disa dekadash. Derisa Selimi është viktima e tretë, familja Kelmendi që dyshohet ta ketë kryer apo porositur vrasjen e Selimit, thuhet se ka hiq më pak se tetë viktima. Po ashtu kjo familje ka të paktën dy veta në burgun e Dubravës, për vrasjen e babait të Selimit, Jusufit. Selimi, i cili u vra të shtunën gjatë mesnatës nga fshati Ozdrimi Pejës. Vrasja ka ndodhur në kantonin e Friburgut në Zvicër, derisa motivi ishte hakmarrja. Rasti ka ndodhur derisa viktima së bashku me gruan dhe fëmijet po dilte nga garazhi i shtëpisë.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply