Grabitja e ujit shpopullon Mezhgoranin dhe e degdis jashte Atdheut.
Proteste qe uji I Sollokushes te mos vidhet dhe te shkoje per resorte ne fshatin Peshtan, ku protestuesit akuzojne gazetarin Mero Baze me origjine nga Peshtani dhe i perfshire ne kete biznes gallopant.
Proteste kunder Bashkise se Tepelenes me kryetar Termet Pecin qe nuk kane treguar transparence dhe jane totalisht indiferent, si dhe zedhenesit te kesaj bashkie Aleksander Toti qe dizinformon publikun se Mezhgorani ka rene dakord qe t’u hiqet pika e ujit te jeteses.
THIRRJE PËR PROTESTË!
Njoftojmë të gjithë bashkëfshatarët tanë kudo që ndodhen t’i bashkohen protestës tonë nesër, ditë e enjte, 26 Tetor!
Nesër protestojmë kundër grabitjes të ujit dhe transferimit të tij për llogari të një biznesi privat që do ndërtohet në fushën e Peshtanit. Gjithashtu, nesër protestojmë kundër indiferencës dhe mungesës së transparencës që ka treguar deri tani Bashkia Tepelenë!
Ne, banorët e fshatit Mezhgoran, kërkojmë nga Bashkia pezullimin e punimeve si dhe anullimin e projektit të ujëmarrësit i cili e lë fshatin tonë pa ujë duke i grabitur fshatit tonë pasurinë e vetme që i ka mbetur, atë që Zoti dhe natyra na e kanë falur.
Ne jemi në të drejtën tonë dhe të bashkuar do ta fitojmë këtë betejë !!
Protesta fillon në orën 08:30 në lagjen Luadh në hyrje të rrugës Luadh-Mezhgoran!
Ju lutemi ta shpërndani këtë postim si dhe të njoftoni miqtë dhe të afërmit tuaj.

Burimi/Facebook


Leave a Reply