Hapi e mbylli siparin mbrëmjen e së shtunës, më 21 tetor 2023, edicioni i nëntë i eventit të përvitshëm “FestFolk”. Qyteti në gji të maleve Rovereto u bë përsësëri epiqendra e lëvizjes kulturore. Para nëntë vitesh nisi rrugëtimin ky aktivitet dhe përkon në afërsi të datës 26 tetor, që është dita ndërkombëtare e folklorit. Në vite ky event ka pasur gjithnjë rritje, falë punës këmbënglëse, pasurimit të përvojës e, sidmomos, përkushtmit tepër profeional të Drejtorit Artistik, Aleksander Kolshi.
Kronika tepër e pasur e aktivitetit më jep mundësinë mundësinë të sintetizoj dy faktorë që ishin e veçanta e FestFolk 2023; larmia dhe rinia.
E para që dua të evidencoj është larmia e kostumeve popullore. Artistët e seleksionuar prezantuan në skenën e festivalit veshje tradicionale nga popujt e Spanjës, Irlandës, Bolivisë së largët, Ukrahinës, Moldavisë, Shqipërisë e, natyrisht, Italisë. Për herë të parë pata rastin të shoh kostumet piroteknike reflektuese të veshjeve me ngjyra të ndezura që prezantuan dy çifte boliviane. Pastaj me radhë kostume të tjera, për të arritur tek kostumet shekullore italiane me ngjyra të rafinura. Plot harmoni e bukuri ishin edhe kostumet me qëndisje të veshjeve të popullit ukrahinas, të cilat çdo mama i fillonte në këmishat që kur fëmija i saj mbushte një vit. Se do të flasim për larmi kostumesh, detyrimisht na duhet të flasim për versionet e veshjeve të krahinave shqiptare. Pikërisht në Rovereto është një traditë e bukur e pasion i madh dhe kanë krijuar në vite një galeri plot respekt të veshjeve nga shumë krahina shqiptare. Kësaj herë mbizotëruan ngjyrat nga Shqipëria e Mesme dhe e Veriut, veçanërisht e Tropojës. I bukur ishte edhe momenti i prezantimit të elementeve etnologjike domethënëse, një bukë simbolike që bëhej në ditën e martesës në Ukrahinë dhe sofra shqiptare. Efektet e veshjeve tradicionale publiku i vlerësoi shumë dhe i përshëndeti me duartrokitje.
Duke qenë kompozitor në profesion Drejtori Artistik, është kujdesur që të krijohej mundësia e prezantimit të shumë instrumentave muzikore tradicionale e ndonjë instrument modern. Shumica ishin instrumenta shqiptare si; çiftelia, sharkia, një lloj bilbili, daullja, dhe italiane si; harmonika, gajdja, tamburi.
Gjatë manifestimit u këndua një këngë popullore moldave nga një soliste, në këngë italisht një solist i një entie, dy këngë ukrahinase nga grupe të rinjsh e fëmijësh dhe disa këngë shqiptare nga solistë. Nga vendlindja jonë kishte ardhur këngëtari Kosta Bonshi, i cili me zërin e ëmbël e melodioz solli një kolazh me këngë nga Shqipëria e Mesme. Këngëtari Ndue Lala me grupin e tij “Gjurmët”, solli një melodi instrumentale dhe një këngë në duet. Ndërsa artistja 360 gradë Gentiana Abazaj solli për dëgjuesit disa këngë qytetare shkodrane.
Një pjesë të konsiderueshme të spektaklit e zunë vallet. Tepër të larmishme vallet spanjolle, irlandeze, boliviane, italiane e ato shqiptare. Koreografitë e larmishme e me domethënie, veshjet e përshtatshme, interpretime nga grupe me shumë persona, krijuan atmosferë të këndshme. Të bukura ishin vallet ceremoniale e vallet karakteristike të krahinave. Një ndjesi të veçantë sollën vallëtarë italianë, të cilët sollën një valle që interpretohej shumë shekuj më parë në kështjellat e familjeve nobile e të borgjezisë së lartë.
Kur u shfaqëm para shkallëve që na çonin tek salla, shihnim të rinj e fëmijë të veshur me me kostume tradicionale që lëviznin në hollin dhe korridorin anash sallës. Mjeshtri i muzikës ka krijuar një terren mjaft produktiv si në sensin e ushtrimit të profesionit, si në aktivizimin e të pasionuarve për artin e muzikës, si për vënien në rrugën e duhur të talenteve të reja. Kjo e fundit është garanci për të sotmen. Më e rëndësishmja është se, veç dëfrimit të momentit, krijohet lidhja e rinisë me artin dhe është e garantuar e ardhmja e tyre, sepse do të dinë të seleksionojnë shinat e perspektivës. Kjo u vu re si në grupet e valleve ku pjesëmarrja e të rinjve dhe fëmijëve që pamë në hyrje, dominonte. Madje, një vallëtare soliste që kishte ardhur me prindët e saj nga Lozano e Zvicrës, me koreografinë dhe interpretimin nga vetë ajo, ngjante me një profesioniste të vërtetë. Kështu, Stella (Qokaj) bën realitet profecinë e emrit të saj sa herë ngjitet në skenë.
Kur u prezantua Grupi i Valleve Bajram Curri, i udhëhequr prej kohësh nga çifti Musaj, thanë që kishin në grupin e tyre edhe një këngëtare. Pasi u prezantua, një vajzë e vogël imcake mori mikrofonin dhe u pozicionua në pjesën e skenës afër publikut. Nisi muzika hyrëse dhe më pas një zë i thellë, i ëmbël, kumbues e depërtues mbushi sallën. Mbushi trupat tanë me mornica. Ndieva dyfish emocion, pasi kam pasur rastin e bukur të njoh personalisht autorin e rreshtave të kësaj kënge, Sylë Bajrami. Shpërthyen vetvetiu stuhi duartrokitjesh e publiku u ngrit më këmbë, duke shoqëruar në kor këngën. E matur në lëvizjet e saj, për strofën e fundit u ul këmbëkryq dhe të gjithëve u doli nga brenda një “ah”, se kënga zgjati vetëm një sekondë. Na u duk se ky moment u stampua në fytyrat tona për gjithë manifestimin. Më vonë mësova se kjo vajzë e vogël quhet Isabela dhe ka nisur shkollën e muzikës nga fillimi. Tregus ky që perspektiva …
Burimi/Facebook


Leave a Reply