Asnjë derë e hekurt, zingjirë a dry i zi
Nuk e vret afshin per mallin e Atdheut tim
600 vjet në luftë me bajloza t’Anadollit
E një shekull duke luftuar prangat e Karpateve
Të cilat vrisnin shqiponjat në fluturim
Ngrënem bukën me baltë, lot e me gjak
E kemi pirë ujin e helmuar nga ujqërit dinak
E na vriste rrufeja sa herë shkrihej bora
E plagët tona kurrë nuk i numëroj Kosova
Evropa coptonte trupin e gjymtyret e mija
Vetëm e vetëm që të mos bëhet Shqipnia
Nuk dëshironim kurrë të vinte pranvera
As koha kur vashat martoheshin natën
Pa krushq, pa valle dhe pa asnjë dasmorë
E lufta zgërdhinte dhëmbet plotë gjak
Gjëmonte Kosharja, Drenica e Dukagjini plak
Në Meje nuk munden t’i numeronin plisat
Kosovës akoma po i priten pa mëshirë lisat
Korbat e zi flututojnë mbi Ujman e Boletin
Me sopata duan ta presin trupin e shtatit tim
Të na i lidhin duartë me copa hekuri me dry
Të na mbyllin gojen e vrasin në lule të ballit
Te na zbresin nga malet e larta me borë
E të na ndërrojnë hartat,të coptojnë ty Kosovë
Të ngrisin burgje me mure të ftohta Alkatraz
T’a harrojmë Prekazin t’a harrojmë gjakun
E me copa eshtrash të na mbyllin gojen
Jo, asnjë mur, asnjë Dubravë,as Goli Otok
Nuk e ndalin vrapin e Erenikut as të Drinit
Nuk veniten lulëkuqet bozhure t’Dukagjinit
As nuk mund t’a vrasin këngën e lirisë
Ka ardhur koha t’a kthejnë shpaten e Kastriotit
Ambasadorët e Londrës, Versajit e Berlinit
Ti kërkojnë falje Teutës, Gentit e Ilirit
Se edhe të vdekurit zgjohen të këpusin zingjirë
Pa e pritur shtegun me ua qelë pranvera
T’a presim kthimin e Skënderbeut në Krujë
E të Hamzës dhe Ademit në Drenicen trime
Ti per mua Kosovë je dhembja dhe plaga ime!
24 Tetor 2023
Burimi/Facebook


Leave a Reply