Dashi
Gjithë te dashuruarit do kalojnë një dite shume te bukur sot dhe te mbushur me emocione te mëdha. Disa do mbyllen për ore te tera ne domene tyre te gjumit dhe do kalojnë momente te paharruara. Beqareve nuk do iu mungojnë rastet për takime, por duhet t’i bëjnë sytë katër dhe te mos nxitohen. Ne planin financiar nuk do tregoheni te vëmendshëm dhe do bëni disa gabime.
Demi
Do jeni shume xheloze ndaj partnerit tuaj sot dhe kjo ka rrezik te sjelle debatet te njëpasnjëshme ndërmjet jush. Se ka një marrëdhënie te mire me koleget kjo nuk do te thotë qe iu tradhton. Beqaret do jene gati për takimin e shumëpritur. Gjithçka mund te ndodhe sot. Ne planin financiar do keni disa vështirësi, por mund t’i kaloni shpejt ato me pak maturi.
Binjaket
Marsi do iu ndihmoje te shkruani faqet me te bukura te historisë suaj te dashurisë sot. Ndjenjat për partnerin do jene me te zjarrta. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, po do fillojnë te thurin edhe projekte për te ardhmen. Ne planin financiar do jete Jupiteri ai qe do iu mbroje ne çdo moment. Nuk priten probleme.
Gaforrja
Jeta juaj ne çift do kenë disa probleme gjate kësaj dite. Do keni vështirësi ne komunikim dhe kjo do sjelle mosmarrëveshje here pas here. Beqaret do tërhiqen mjaft nga persona me te vegjël se ata. Beni atë qe iu thotë zemra gjate kësaj dite. Ne planin financiar do ndërmerrni rreziqe te mëdha, por rezultati përfundimtar do jete shume i mire. Me ne fund do e përmirësoni situatën.
Luani
Nuk do kënaqeni me gjera elementare sot dhe partneri do e këtë te vështirë t’ua beje qejfin. Nuk do keni ditën pasionante qe keni pritur prej kohesh. Beqaret do bëjnë shume persona për vete dhe do kenë mundësi te zgjedhin atë qe iu përshtatet me tepër. Edhe pse nuk do iu pëlqejnë aspak, do iu duhet te hiqni dore nga disa shpenzime për te ruajtur ekuilibrin financiar.
Virgjeresha
Dite aspak e favorshme për fjalët e ëmbla dhe përqafimet e ngrohta kjo e sotmja. bashkëpunimi qe keni pasur kohet e fundit me partnerin nuk do ekzistoje me. Beqaret do kenë takime te papritura, por personat nuk do jene ata qe kishin ëndërruar. Për financat do filloje një periudhe e favorshme dhe mund te ketë disa përmirësime te vogla.
Peshorja
Marrëdhënia me partnerin ka rrezik te marre një kthese kritike gjate kësaj dite. Beni kujdes me çdo fjale dhe çdo gjest. Beqaret do shfrytëzojnë çdo moment për te joshur dhe për te tërhequr për vete disa persona. Te shumte do jene ata qe do bien ne gjunjë për ta. Financat do jene te paqëndrueshme për shkak te shpenzimeve te mëdha qe do kryeni.
Akrepi
Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete i ngrohte dhe harmonik gjate kësaj dite, por yjet këshillojnë t’i shtoni me shume fjalët e ëmbla dhe përkëdheljet. Tregohuni edhe pak me tolerante. Beqaret do kenë një jete sociale mjaft aktive dhe fale kësaj mund te takohen me persona interesante. Financat nuk do jene shume te stabilizuara, por as te këqija nuk do jene.
Shigjetari
Sot do qëndroni me shume kohe pranë partnerit tuaj dhe do ndiheni mjaft mire për këtë fakt. Përveçse te flisni duhet edhe te veproni. Beqaret do jene optimiste deri ne fund te ditës. Do bëni mire sepse ne fakt mbrëmja do jete e mbushur me takime. Financat do jene përgjithësisht te mbrojtura. Nëse shpenzoni me maturi dhe kujdes nuk do keni probleme.
Bricjapi
Shprehini me shume ndjenjat qe keni për partnerin tuaj sot dhe do e shihni qe marrëdhënia ne çift do jete me e mire. Ai qe keni ne krah do jete shume i dhënë pas jush dhe do mendoje t’iu përgatisë një surprize te këndshme. Beqaret do kenë takime te pakta, por nuk duhet absolutisht te bëjnë premtime. Ne planin financiar tregohuni realiste dhe te matur me shpenzimet.
Ujori
Fale ambientit te ngrohte yjor, jeta juaj ne çift do jete me e bukur se me pare. Do komunikoni me tepër dhe do ia shprehni partnerit edhe pakënaqësitë. Ai do i pranoje gabimet dhe do mundohet t’i ndreqe sa me pare. Beqaret do jene tërheqës, por personat qe do bëjnë për vete nuk do jene ata me te përshtatshmit. Ne planin financiar do jete Jupiteri ai qe do iu ndihmoje ta përmirësoni situatën.
Peshqit
Dyshimet qe kishit për partnerin tuaj do shuhen gjate kësaj dite dhe kjo do iu beje te ndiheni me mire. Do kaloni momente te mrekullueshme pranë tij dhe nga ana tjetër ai do ua provoje sa shume iu dashuron. Beqaret do kenë nevoje te qëndrojnë edhe sot vetëm. Ne planin financiar duhet te merreni me tepër me menaxhimin e buxhetit nëse nuk doni te keni probleme.
Per”Globi – Shqip” shkodrani



Leave a Reply