Ah moj jetë, moj jetë mizore,
Ah moj bota e pafund,
Disa njerzve mendt ju more,
S’shitet djathi për sapun.
Pse kjo jetë qenka me hile?
Pse ndërgjegjia krejt u zhduk?
Pse ndrrojnë emrin në profile?
Të paftyrat në fejzbuk.
N’bulevard përkrah me burrin,
Telefonin n’vibracion,
Dashnorit ia kthen kusurin,
Burrin n’krah krejt e harron.
Në shoqri burrin pëkdhel,
Prapa krahve e tradhton,
Edhe lopen kur e mjel,
Të zotin e respekton.
K’ta nuk janë me dy ftyra,
As nuk kan’ një gram undyrë,
I urren edhe pasqyra,
Se janë njerëz të paftyrë.
Edhe toka i ka randë,
Këta hore pa moral,
Te tanë boten me ju dhanë,
Prap se prap k’ta bajnë skandal.
K’to punë s’bahen me pahirë,
As s’bahen me detyrim,
Por k’to bahen me dëshirë,
Se s’kanë nderin obligim.
Tana thojnë jena të ndershme,
Me t’thanë mendja janë elja,
Pa moral janë të kahershme,
Me sy burrat s’dojnë me i pa.
Na rujt Zoti nga këto hore,
Na ruj Zot prej k’ti rrezik,
K’ta ndyjnë vendin dhe në vorre,
Fatkeqsi me t’qellu n’rrisk.
Kush merr burrin nëpër gojë,
Punt e veta don me mlu,
Për mashtrime ka përvojë,
Gja n’ftyr toks s’len pa saju.
Nuk ka det’ që ju lanë vesin,
E kanë rrenen marifet,
Bajnë për vedi edhe dreqin,
S’lanë as t’ndershmin në punë t’vet.
Ramazan Çeka
Burimi/Facebook


Leave a Reply