Intevistë TV A I: “Emision Special”
Intevistë TV Mirdita: “Emision për filatelenine”
Me filatelistin dhe studiuesin e filatelisë Gjon Marku
“Filatelia është pasioni im i brendshëm dhe i përhershëm që nuk u shua asnjëherë”
Intervistoi Gjergj Marku
Gjergj Marku: Jemi në ambientet e një shtëpie në qytetin e Rrëshenit e kjo nuk është një shtëpi dosido, ai nuk është dhe një banor dosido e kur themi nuk është dosido themi në pikëpamjen se çfarë ka brenda sepse nga pikëpamja e hapsirave është një shtëpi e njëllojtë, në fakt, me ato që ndërtoheshin para viteve 90. Pra një dhomë e guzhinë me një koridor. Por kur themi dosido kemi parasyesh atë çfarë është prapa krahëve të mij, pra flasim për bibliotekën tepër të pasur e vendosur aty, ku zakonisht, qytetarët, vendosin poromotot apo varset ku varen palltot nëpër shtëpitë kudo të shkosh. Një bibliotek shumë e pasur ku gjenden libra të shumtë e botime të veçanta të cilat nuk gjenden as në bibliotekat publike si ajo e Rrëshentit etj. E këtu jemi për të biseduar me një nga studiuesit më pasionant e të spikatur Gjon Markun e njëkohësisht me njërin ndër filatelistët më të njohur të vendit tonë.
Z Gjon Ju erdhëm pa pritur, në fakt, sot, por gjithësesi na bën përshtypje që në koridorin tuaj të ngusht faqet e murit ku janë të mbushura me rafte librash pa fund. Së pari çfarë përmban kjo bibliotekë?
Gjon Marku: Së pari mirë se erdhët në shtëpinë time e jeni të mirpritur.
Përsa i përket pyetjes suaj nëse ndalemi në këto faqe të murit këtu gjendet një pjese e bibliotekes sime e ky ambient është përshtatur duke vendosur në të gjitaha faqet e murit rafte për të vendosur një pjesë të bibliotekës, pasi biblioteka është shumë më e gjërë dhe më e madhe. Këtu gjenden një numër i konsiderueshem i librave artistikë, nga autorë të zgjedhur vendas dhe të huaj që në të shumtën e rasteve i shfletoj apo lexoj. Pastaj gjenden studime të fushave të ndryshme. Gjenden libra shkencorë nga fushat ku unë kam sdudiuar, por dhe fushave të tjera me të cilat unë jam marrë, kam sdudiuar apo dhe kam botuar si: historia, arkeologjia, kultura popullore, etnografia, tradita etj. Këtu gjenden cikle të plota apo botime periodike të plota në periudha të ndryshme. Janë të shumtë librat apo periodikët që biblioteka publike e Rrëshenit nuk i ka e këto janë: “Hylli i Drites”, “Shkodra në Shekuj”, “Feniks” etj. Këto botime unë kam qënë i detyruar t’i blej dhe t’i kem në fondin tim të librit personal për arsye se mungesa e fondeve, por dhe përzgjedhja e librit nga Biblioteka e Rrëshenit nuk i ka në fondin e vet e këto krijonin vakume të mëdha ndërsa mua më kanë shërbyer apo më janë dashur për studimet e ndryshme apo për botimet e mija.
Gjergj Marku: Kjo bibliotekë ka shumë vite që mblidhet pak nga pak derisa mbërrinë aty sa për të mos dalë shtëpia për vendosjen e librave?
Gjon Marku: Detyrimisht një bibliotekë e tillë dhe ky fond librsh nuk mund të krijohet apo blihet për një ditë. Këtu në këtë fond të librava ka një numër të madhe të librave të dhuruar drejtëpërsëdrejti nga personalitete të larta të kulturës, mendimit dhe dije me të cilët unë kam bashkëpunuar si: Dhimitër Shutëriqi, Kol Jakova, Ismet Elezi, Dritëro Agolli, Ismail Kadareja, Jup Kastrati apo dhjetra të tjerë të cilët unë i kam intervistuar për realizimin e librit “Mirdita Intervista”
Gjergj Marku: Shoh që ka kolana librash të autorëve te mëdhenj më të cilët ju keni pasur bashkëpunime të drejtpërdrejta?
Gjon Marku: Po këtë pjesë të bibliotekes e dua dhe e kam të preferauar sepse janë libra të këtyrë autorëve të mëdhenj dhe janë me dedikime të tyre drejtëpërsëdrejti për mua. Natyrisht midis meje dhe tyre ka pasur shkëmbime librash u kam dërguar dhe kam marrë libra prej tyre. Këtu janë 49 autorë që unë kam intervistuar për realizimin e librit “Mirdita Intervista”. Secili prej këtyre autorëve këtu ka librat e tij në të shumtën e rasteve me autografet dhe me dedikimet përkatëse për mua e për këtë ndjehem tepër i privilegjuar dhe i ndërtuar. Ashtu siç ndjehem shumë i nderuar që secili prej tyre ka në bibliotekën e tij libra nga botimet e mija. Këtu në bibliotekën time gjenden gjithashtu edhe botimet e veçanta që kanë të bëjnë me Mirditën që nga Hani, Hecuardi, Galandi, Nopce, Baldaci, Degrandi, Kasnina, Ivanovska, Durahm e deri tek Bartel e Graf e dhjetrsa të tjerë në shqip apo në gjuhët e huaja. Po ashtu gjenden të gjitha botimet që kanë realizuar mirditorët për Mirditën apo botimet artistike të tyre. Kryesisht në librat studimor gjenden librat nga fushat ku kam studiuar apo të cilët më kanë vlejtur për botimet e mija.
Gjergj Marku: Ju jeni arsimuar në shekencat ekzakte në një kohë që jeni marrë e keni publikuar edhe libra në fushën e historisë apo libra artistikë kryesisht në prozën e shkurtër. Por keni një spikatje të veçante në fushën e koleksionimit të një grupi të veçanmtë librash?
Gjon Marku: Unë asnjëherë nuk i kam braktisur librat e fushave ku kam studiuar edhe pse ato janë dy universitete në shkencat ekzakte. Kam disa artikuj të botar nga këto fusha në buletine dhe ravista shkencore brenda dhe jashtë vendit. Por ajo që është krejt e veçantë dhe që pothuajse nuk gjendet mirfilli e koleksionuar në bibliotekat e tjera personale janë librat e artit e në mënyrë të veçantë librat pothuajse të munguar dhe që rrallë gjenden sidomos në Veriun e Shqipëris përjashto Shkodrën janë librat dhe botimet për filatelinë. Natyrisht që bibliotekat publike në rrethe nuk i kanë këto botime disa prej tyre mund te mos jenë as në Bibliotekën Kombëtare. Drejtuesit e biliotekave në rrethe as që e dinë çfar është filatelia. Këtu në këto rafte gjenden për shembull numrat specilë të revistës “Lemond” për filatelinë apo katalogët filatelikë të vendeve të ndrysheme. Në këto rafte natyrisht unë disponoj numrat specilë që janë botuar për filatelinë të revistave të ndryshme europiane apo më tej.
Gjergj Marku: Në anën tjetër shihet se keni dhe një numër të madhe botimesh periodike shkencore kryesisht që kanë dalë në Shkodër apo me botimet e kësaj natyre të nxjerra nga kisha katolike.
Gjon Marku: Po unë kam bashkëpunuar me Muzeun Historik të Shkodrës dhe kam marre pjesë e kam kumtuar në Seminarin Ndërkombëtar “Shkodra në Shekuj” Por kam bashkëpunuar dhe me buletinet apo revistat e botuara nga intelektualët e Shkodrës si revistat: “Feniks”, “Rrezja Jonë” etj. Apo revistën “Kumona e së Djellës” që është botuar nga Franceskanët e Shkodrës. Këto botime këtu unë i kam të plota edhe për arsye të bashkëpunimit dhe të botimit në to. Këto bashkëpunime me këto revista dhe botime shkencore ka qënë një sukses për mua dhe një privilegj për vlerësimin dhe botimin në to qysh herët sapo kisha mbaruar studimet e larta.
Gjerj Marku: Ju keni mbledhur, sistemuar e përdorur për studime këtë pasuri të pa përsëritshme që është pasuri individuale?
Gjon Marku: Ritheksoj se kjo është një pejsë e bibliotekes sime personale pasi një pjesë jo e vogël e bibliotekës gjendet në zyrën time të punës. Natyrisht një pjesë e bibliotekës gjendet dhe në ambientet e tjera të shtëpisë ja shihni dhomën e fjetjes, apo dhomën tjetër po ashtu pjesa kryesore e biblitekës gjendet në Gëziq ku unë kam lindur dhe kam shtëpinë time të trashëguar prej prindërve të mi. Këtu kanë ardhur kryesisht ato libra që më shumë më kanë interesuar apo me janë dashur t’i shfrytëzoj për studime apo botime. Tani duket se ka ardhur kohë që një pjesë të librave që i kam shfrytëzuar do t’a dhuroj bibliotekës së qyteti të Rrëshenit. Vetem se duhet të jemi garant se atje nuk do të demtohen siç ka ndodhur vazhdimisht me fondin e kësaj biblioteke ku është zhdukur revista e parë shqiptare “Elçia e Zemrës së Jezu Krishtit”, “Hylli i Dritës” botimi i viteve 1913-1944, revista “Leka” etj. Apo siç janë dëmtuar tërësisht në 1997 bibliotek e Matit, Dibrës, Kuksit, Pukës etj,.
Gjergj Marku: Nuk do zgjatemi më tepër për librin pasi mbesim shumë gjatë e do na duhet të rrimë shumë pasi ne do flasim për një pasion të veçantë e të spiaktur tuajin që ju i jeni kushtuar aq shumë e që ja keni futur në gjak dhe vajzës suaj të vogël Joanës. Do flasim për filatelinë.
Këtu jemi në dhomën e ndenjes që në fakt është vështirë ta konceptosh nëse është guzhinë apo galeri artesh, apo bibliotekë sepse ngado që të shohësh ka libra, piktura dhe skulptura të shumta por dhe dosje me dokuimenta arkivore. Por ajo që të bije në sy dhe është krejt e veçantë është se këtu gjendesh midis albumesh të shumta me pulla postare. Realisht unë nuk kisha parë ndonjëherë kaq shumë pulla postre. Janë me mijra dhe kjo është vepër e koleksionistit dhe studiuesit të filatelisë Gjon Markut.
Gjon nuk e di sa vite je marrë për të realizuar këtë mrekulli në pikëpamjen filatelike?
Gjon Marku: Unë kam nisur të merrem me pullat postare në shkollën e mesme kur i apasionuar pas së bukurës dhe pas kësaj të veçante, kisha nisur të mblidhja pulla postare që i kam ngjitur në një bllok, që e kam dhe sot, por që tash e kuptoj mirë se nuk kisha bërë gjënë e duhur pasi pullat postare për të qënë pjesë e koleksionit duhen të pa dëmtuar dhe koleksionohen në bazë të serive.
Por nisjen e mirfilltë të koleksionimit dhe realizimin e koleksionit në bazë të serive kam nisur ta bëj në shkollën e lartë pra në Universitet.
Në atë kohë diku afër “Zërit të Popullit” gjendej një dyqan filatelie i cili vizitohej kryesisht nga të huajt. Unë kisha hyrë disa herë aty dhe kisha filluar të merrja seritë filatellike që dilnin dhe mundohesha të bleja nga seritë e pullave postare që ishin nga vitet e kaluara. Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë do të thotë fjala filateli pale më të kishin kulturën dhe dijen për koleksionimin dhe studimin e saj.
Në Tiranë kam pasur kontakt në atë kohë me filatelistë të spikatur. Unë në atë kohë jam takuar me Prof. Dr Shefik Osmani apo me ish kryeredaktorin e Zerit të Popullit Z Thimi Nika të cilët ishin filatelistë të shquar dhe me kulturë e interesa të gjëra. Në atë kohë bënte përshtypje mosha ime dhe interesi për filatelinë. Po gjatë atyre viteve kam pasur privilegjin të takoj dhe bashkëbisedoj dhe me filatelistët e njohur Kol Gjinaj, Gjush Dargjati e Luigj Shabani në Shkodër ku punonte ime vëlla i cili kishte lidhje dhe njohje me rrethe intelektualesh të këtij qyteti. Atje pra gjatë viteve të studimebve të larta kam marrë informacionet dhe kulturën e mirfilltë se çfar ishte fialteli dhe si realizohej, koleksionohej dhe renditej apo ruhej pulla postare.
Në atë kohë kishte një vështirërsi të madhe pasi klasërët ku vendoseshin pullat postare ose duheshin pregatitur me dorë osë vinin nga jashe e ishte shumë e veshtirë për t’i siguruar. Në klasërët që pregatisnim vetë në të shumtën e rasteve pullat ngjiteshin e dëmtoheshin. Shokët e mi të fakultetit nuk e kishin iden çfarë është filatelia e aq me tepër shpesh ajo u dukej si një pasion fëmijësh apo një lojë kalamajsh. Pale më në qytetet e vogala siç isht qyteti i Rrëshenit ky koncept për filatelinë nuk ekzistonte.
Gjergj Marku: Në vështrimin e parë në fakt kështu duket për një njeri të zakonshëm qoftë edhe për mua që po bashkëbisedoj me ju, nuk më bën përshtypje kur shoh pulla postare apo letra që postohen me postë thjesht me intereson letra dhe ajo çfarë shkruhet në të.
Gjon Marku: Në fakt është një pasion shumë i madh. Çdo njeri që merret me pullat postare duhet të ketë një pasion të brendshëm. Por që të koleksionosh apo studiosh për pullën postare duhet dhe një kulturë dhe një formim i gjërë kulturor. E nëse nuk e ke këtë nuk mund të merresh me koleksionimin e pullave postare që në fakt i përket aristokracisë për vetë vlerat që ajo përmban e aq me tepër të kryesh studime për këtë fushë.
Gjergj Marku: Le të hymë më konkretish çfarë përmbajnë këto albume filatelike dhe kryesisht cila është e veçantat e asaj që mbajnë ato brenda, apo të veçantat e koleksionit tuaj filateklik?
Gjon Marku: Së pari këtu në këtë album është i plotë koleksioni filatelik shqipar që nga viti 1921 e më pastaj. Pra nuk mungon asnjë prej serive të pullave postare Shqiptare të emëtuara, apo botuara pas 1921. Janë të gjithë elementët filatelik pra pullat postare të pa demtuar, zarfat filatelik ose siç quhen ndryshe FDC dhe kartmaksimumet apo kartolinat përkatëse. Në koleksionin tim të pullave postare dhe pse jo të plota gjenden fragmente koleksionesh dhe nga dhjetra vende të ndryshme të botës, kryesisht vendeve të Lindjes, pra ish vendeve të ish kampit socialist para viteve 60-të. Me pastaj koleksion e pasurojnë pullat nga Kina apo vende të tjera aziatike e këto koleksione u përkasin viteve 1960-1980 të. Të gjitha jnë të vendosura në albume filatelike përkatëse.
Pullat që u përkasin këmbimeve me filatelist të huaj janë të shumta. Unë këtu kam pulla postare polake, çeke, bullgare, kinze, japoneze etj. Këto pulla nuk kanë vijimësi po janë të pastra, të rregullta, dhe ato seri janë të plota me të gjitha elementët filatelikë.
Natyrisht në shtëpië time gjenden dhe një numër i madh i dokumentave se si vinin apo dërgoheshin nga vende të ndryshme apo për në vende të ndryshme pullat postare.
Nuk mund të anashkaloj e të lë pa prekur këtu faktin se Arkivi Qëndror i pullës postare, Arkivi i Postës Qëndrore të Shqipërisë është dëmtuar së tepërmi. Unë por dhe filatelistë të tjerë në gazetën “Koha Jonë” por dhe në organet e tjera kemi reaguar. Janë disa shkrime që nga viti 1993 e në vazhdim për dëmtimet që po ndodhnin në mënyrë të vazhdueshme dhe të panderprerë në këtë institucion. Habitesha kur shihja të huajt që vinin e hynin në postën qëndrore e dilnin me valixhe të mbushura plot me pulla nga arkivi i filatelisë kombetare e për ne Shqiptarët ishte e ndaluar të hynim e aq me tëpër të blenim pulla apo seri nga stogjet e pullave.
Natyrisht unë kam publikuar edhe për kopjimet që bënte Shqipëria të serive postare të vendeve të huaja. Ka seri filatelike për fëmijë që është kopjuar nga pulla postare franceze. Për këto natyrisht ne kemi reaguar me aq sa kemi pasur mundesi. Nuk e di sa kemi mundur të realizojmë atë që duhet.
Gjergj Marku: Çfar do të na tregosh apo shfeltosh nga këto albume?
Gjon Marku: Po e nisim me pullat e viti 1921. Nese ka ndonjë seri që nuk është këtu në album ajo është hequr e gjendet në ndonjë prej albumeve të tjera, pasi është hequr për efekt studimi. Prej këtij albumi kanë dalë dhe janë vendosur në një album më vete pullat që kanë të bëjnë me trevën e Mirditës. Në këtë album pra është e sistemuar e plotë dhe në mënyrë kronologjike e gjithë pulla postare nga viti 1921 e më pastaj. Natyrisht këtu janë pullat e pastra të pa dëmtuar siç kanë dalë nga botimi ditën e parë të emëtimit të tyre. Nëse ky është albumi i plot në albume të tjera janë vendosur pulla postare në bazë të rubrikave: pra arkeologjia, flora apo fauna, kalatë apo urat etj veshjet popullore, traditat familjare etj.
Unë kam botuar librin “Mirdita në Vizionin filatelik” që është një ndër botimet e pakta në vendin tonë për këtë fushë e pas atij botimi kam në dorë e po merrem me “Florën në filateli” e ai do të jetë një studim i plotë dhe i gjerë.
Gjergj Marku: Çfarë ndodhi me pullën postare nga viti 1921, a ka një ecuri apo ka një ndryshim pozitiv me pullat e socializmit në planin estetik apo përkujdesjes?
Gjon Marku: Atëhere nga viti 1913 deri në vitin 1944 numri i serive postare të botuara në vendin tonë ka qenë i vogël. E veçanta e kësaj periudhe është se ka seri që janë botuar në treva të ndryshme pra në: Vlorë ku nis me pullën postare kombëtare më pastaj në Shkodrër etj, Korçës në vitin 1914 emeton pulla postare. Dibra në vitin 1919 apo kemi pulla postare në Berati e po ashtu një seri postare e titulluar “POSTA VETEKEVERRIA E MIRDITËS” është emetuar në vitin 1921 në Mirditë. Disa prej tyre janë quajtur pulla postare lokale e një ndër ato që është cilësuar si pullë postare lokale është dhe seria e emetuar nga Republika e Mirditës në vitin 1921. Biles ka pasur dhe diskutime të madha për të. Katalogët ndërkombëtarë të pullave postare nuk vendosin një çmim për të ndërkohë që këtu nuk është pranuar për ekzistencën e një poste në Mirditë në atë periudhë edhe pse nga Oroshi në Gjakovë dërgohej në mënyrë të vashdueszhme posta. Kjo pullë postare është quajtur si një pullë që nuk është zyrtare biles është diskutuar se edhe është falsifikuar. Ashu si dhe pullat e Dibrës e cila është përdorur si një pullë lokale pasi Dribra në vitin 1919 ishte e pushtuar nga Serbët dhe u përdorën pullat postare që gjandeshin në postën e Dibres ku pullat me pamjen e princit të serbisë janë vulosur me vulat postare të Dibrës. Krejt ndryshe është me pullat e Vlorës të cilat i Përkasin Qeverisë së Vlorës. Polla e parë postare shqiptare ka dalë në 5 maj të viti 1913 dhe ajo njihet si pulla e parë zyrtare shqiptare.
Unë në librin “Mirdita në Vizionin Filatelik” kam pohuar dhe kam argumentuar se përpjekja e parë për një pullë postare kombëtare ishte bërë që në vitin 1883 kur Preng Bib Doda, Princi i Mirditës përgatit dhe emeton Pullen postare “POSTA VETËKEVERRISËSE E MIRDITËS” e cila u ribotua në viti 1921 nga Republika Seperatiste e Mirditës. Filatelistë të përmendur si: Kol Gjinaj, Gjush Daragjarti, Luigj Shabani por dhe unë në librin “Mirdita në vizionin filatelik” këmi pohuar natyrshëm mbështetur në fakte se zarfa me këtë pullë postare kanë rrugëtuar në vende të ndryshme deri në Gjermani.
Gjergj Marku: Domethënë pulla ishte në një farë mënyre ajo që identifikonte shtetin?
Gjon Marku: Gjithmonë dhe gjithënjë pulla postare është një ndër elementët identifikues të një shteti. Vetë realizimi i tyre, vendosja e pamjeve në pullë bëhet nga përzgjedhja e vlerave më të spikatura të një vendi. Bije fjala nëse botohet një seri me veshjet popullore atëhere bëhet përzgjedhja më e mirë dhe më e spikatur e tyre. Nëse bëhet fjalë për një seri me gjetjet arkeologjike atëhere gjetjet me ta spikatur e me tipike vendosen në pullë dhe në se bëhet fjalë për veprat e artit atëhere pikturat me të realizuar përzgjidhen dhe vendosen në pullë.
Në tërësi pulla postare duke qënë e përzgjedhur nga vlerat me tipike kombëtare ajo në një farë mënyre identifikon dhe kombin në tërësi.
Gjergj Marku: Një njeri që kalon në mënyrë kronologjike pullat kombëtare të një shteti çfarë përfton dhe çfarë konstaton për shtetin?
Gjon Marku Pulla postare shqiptare ka përzgjedhur vlerat me të mira arkeologjike, historike, kulturore, etnokulturore ngjarjeve të mëdha kombëtare apo figurave më të spikatura të tij dhe i ka vendosur në pullën postare kombëtare. Pulla vetë ka në të një pamje por prapa asaj pamje fshihet një ngjarje historike, apo një eveniment i caktuar historik a kulturor.
Gjergj Marku; Edhe pas vitit 1944 domethënë e lexon historinë në pulla postare shqiprtare?
Gjon Marku: Pa diskutim edhe pas vitit 1944 e sheh historinë në pullën pstare pasi në të janë të vendosrua ngjarje te medha historike, janë të vendosura zbulimet e mëdha, janë vendosura personalitete të mëdha të kulturës sonë kombëtare apo të kulturës botërore, janë të vendosur ngjarje të mëdha artistike pra bije fjala “Festivalet Forklorike Kombëtarë” etj. Pulla postare në vetvete pa diskutim që është një vlerë kombëtare edhe një hërë theksoj se tërësia e pullës postarer të një kombi është pasqyrë e tij.
Gjergj Marku: Shohim diçka nga albumet e tjera çfarë përmbajnë ato?
Gjon Marku: Ky ishte albumi i pullave postare e ky album gjithnjë është i shoqëruar dhe nga albumet e tjera ku janë të vendosura FDC ose zarfat e ditës së para pra zarfat e ditës zyrtare të emetimit. Zarfi filatelik përmban disa elemete të rëndësishëm, datën e emetimit të pullës postare, pullat e vendosura dhe të vulosura me vulën e distës së parë të botimit si dhe sigla ose pamja seriale e pullës postare. Një filatelist i mirfilltë i ka të gjithë elementët filatelik
Përveç kasaj në disa seri postare emetohen edhe kartëmaksimume apo kartolina postare të cilat gjithashtu mbajnë pamjet e vendosur në karotlin pullën postare të vendosura në të si dhe vulën e datës së emetimit të serisë postare. Në vitet e fundit të gjitha seritë postare shoqërohen me zarfin filatelik por jo të gjitha seritë postare shoqërohen me kartëmaksimume.
Kartëmasimumet e botuara në vendin tonë e pasurojnë shume serinë postare dhe e bëjnë atë shumë të veçantë dhe të bukur. Shqipëria është ndoshta e varfër përsa i përket botimit të kartëmaksimumeve por gjithësesi i ka shumë të bukura e të realizuara mjaft bukur artistikisht.
Gjergj Marku: Cilat janë nga shtetet që i japin më shumë rëndësi pullës postare?
Gjon Marku Vendet e Europës të gjitha e vlerësojnë lartë pullën postare. Gjermania, Franca, Anglia etje kanë botuar prej kohësh katalogët dhe revista të shumta filatelike. Unë e mendoj që gjermanet jane dhe koleksionistet me të spikatur. Austriakët dhe gjermanët kanë kryer dhe studimet më ta spikatura për Shqipërinë përsa i përket filatelisë shqiptare por dhe për gjerat e tjera.
Gjergj Marku: Ndërkohë filatelistët m të mirë shqiptarë që ju njihni apo që ju keni takuar apo keni parë koleksione të tyre cilët janë ?
Gjon Marku; Unë persoanlisht mendoj se Shqipëria ka pasur dhe ka filatelistë shumë të mirë. Filatelistë që janë ballafaquar në menyrë mjaft dinjitoze në aktivitetët ndërkombëtare dhe që kanë fituar çmime dhe medalje. Gjithësesi numri i filatelistëve në Shqipëri është i vogël. Filatelistët më të spikatur dhe me koleksiont e tyre mjaft të pasura kanë qënë filatelistët shkodranë.
Mirditori Kol Ginaj që ka jetuar në Shkodër ka pasur ndoshta koleksionin me të pasur në Shqipëri. Koleksioni i tij fatëkeqësisht është dëmtuar pas vdekjes se Kol Gjinajt. Koleksioni pas vdekjes së Kolës nuk ka pasur kujdesin e duhur as nga shteti e as nga familja që më së shumti duhej të kujdesej për koleksionin e tij.
Unë kam qënë në shtëpinë e Kol Gjinajt, më vjen keq që kam parë shumë më pak albume të pullave potare, pale më pulla postare, pra nuk bëhet fjalë për mungesë të një a dy serive po të disa albumeve filatelike.
Ka pasur edhe ndonjë filatelist shqiptarë që në ndonjë nga konferencat shkencore ka mbajtur kumtesa me materjalet e Kol Gjinaj apo aq me keq ka kumtuar materjale të Kol Gjinajt si materjale të tij, pas vdekjes së Kolës. Kjo është mjaft e panderëshme dhe unë nuk dua të ndalem në këtë çeshtje.
Gjergj Marku: Vijojmë të shfletojmë dhe ndonjë prej albumeve të tjera për të parë çfarë gjendet në to?
Gjon Marku: Po këtu kemi një nga albumet e pullave të huaja si Kuba, Vietami, Kina etj. edhe këto janë seri të plota e pulla të mirmbajtura mjaft mirë. Këtu për shembull është seri e pullave postere me “Pandan” që e ka emetuar Republika Popullore Socialiste e Kines që femijët e mi e pëlqejnë shumë. Këto në të shumtën e rasteve janë siguruar nga këmbimet filatelike me filatelistë të huaj. Këtu për shembull është një album i cili pëmban njëqind diferentë postar të këmbyer me nje 100 difernet nga vendi ynë. Kjo është realizuar me një filatelist turk.
Gjergj Marku: Edhe ju keni këmbime me filatelistë të huaj?
Gjon Marku; Shqipëria tani boton një revistë filatelike e ajo është e vetmja revistë e botuar në vendin tonë që titullohet “Koleksionisti”. Botimet për filatelinë në Shqipëri ende janë të pakta më të shumta jenë botimet e të huajve për filatelinë shqiptare. Është botuar historia filatelisë nga Kol Gjinajn është botuar libri im për filatelinë që titullohet “Mirdita në Vizionin Filatelik” e kjo revistë është e mirëpritur si botim për filatelinë shqiptare. Kjo revistë ka botuar dhe adresat tona e filatelistë te huaj na kanë shkruajtur sipas preferencave dhe jane vendosur ura lidhje me to. Ne të shumtën e rasteve filatelistët jane mjaft korrekt. Por unë komunikime dhe këmbime filatelike kam pasur shumë me përpar qysh në fundin e studimeve të miaj pra në 1991 me të cilët kam derguar dhe kam marrë pulla postare.
Këtu për shembull kemi Mao Ce Dunin që është një pullë kineze. Ne vetë si shtet kemi botuar pulla postare me pamje nga Kina. Kemi botuar gjithashtu dhe Mao Ce Dunin ashtu si dhe Kina ka botuar pulla postare apo seri postare me pamje nga Shqipëria apo me protretin e Enver Hoxhes. Kjo nuk ka ndodhur vetem me Kinën por dhe me vende të tjera të kampit socialist. Seri me pulla postare me pamje nga Shqipëri apo kushtuar Shipërisë ka botuar BRSS apo dhe Bullgari etj.
Përsa i përket këmbimeve postare midis filatelistëve para viteve gjatëdhjet janë të shumta këmbimet poster me filatelistet rus apo vendet e tjera më pastaj pas gjashtëdhjetës janë këmbimet me kinezët apo vendet aziatike. Janë me të pakta këmbimet postare me vendet e perendimit. Kjo ka bërë të mundur që në kohë të ndryshme të vijnë shumë pulla nga Bashkimi Sovjetik e më pastaj nga Kina. Pas viteve 90 është bërë e muandur që të ketë hapësira të mëdha për këmbime postare ndër filatelistë anë e mbanë botës.
Gjergj Marku: Domethëne Lindja në atë kohë e ka pasur si praktikë botimin e portreteve të personalitetev nga vënde të kampit socialist?
Gjon Marku: Po vendet e kampit socialist e kanë pasur këtë praktikë por kjo nuk ka ndodhur vetëm në kampin socialistë edhe në perendim udheheqës të shteteve të ndryshme kanë zënë vend në pullat postare. Pulla me portretin e Nënë Terezës është botuar ne vitet 70 në Indi apo edhe në disa vende të botës në 1987 e ka emetuar në pullë postere dhe Seria. Po është e emtuar në pulla postare Gjorgj Bush është emetuar qysh heret në pullat postere të vendeve të ndryshme Papa. Unë diku me sipër përmenda dhe theksova se pulla postare është pasqyrë e ngjarjeve, personaliteteve dhe figurave të mëdha kombëtare dhe ndërkombëtare
Gjergj Marku: E kjo nuk shikohet si një theksim kulti si në rastin e Enver Hoxhes, Mao Ce Dunit etj
Gjon Marku: Jo ato në një periudhë të caktuar janë konsideruar si personalitete të spiaktuar kombetare ani se politike. Në pullat postare janë botuar dhe artistë të medhenj si: Moxarti, Bethoveni etj. Është një luks të futesh në pullen postare. Shqipëria nuk është se ka botuar vetëm Enver Hoxhën po ka botuar edhe Pashko Vasën, Ndre Mjedën, heronjë të mëdhenj të Shqipëris, Skenderbeun etj.
Natyrisht janë botuar dhe ngjarjet e medha si “Kongreset e Partisë” apo të tjera kongese si ai i Frontit, i Rinis etj. Por janë botur në pullë postare portrete të piktorëve të medhenj apo Festivalet Forklorike ejt
Këtu ka dhe një gjë tjetër, që është në gjuhë të ndryshme, që është në funksion të filatelisë dhe janë këmbimet zyrtare që janë bërë me vende të ndryshme pra janë materjale filatelike dhe praktika të këmbimeve filatelike. Konferenca filatelike etj. E të gjitha përbëjnë një pasuri të gjërë filatelike dhe këto janë të sistemuara sipas praktikave të ndryshme apo sipas vendeve nga kanë ardhë.
Natyrisht këtu ka dhe shumë zarfa. Për mua si filatelist çdo zarf i postuar dhe që ka udhëtuar zyrtarisht përbën interes të filatelistëve. Po natyrisht ka dhe zarfa që kanë udhëtuar institucionalisht, po janë dhe zarfa që kanë ardhur në institucinin ku unë punoj. Pra ka dhe zarfa të natyrave të ndryshme. Sic e sheh vetë, janë një numër shume i madh i tyre që përbëjnë një pjesë të koleksionit filatelik.
Gjergj Marku: Ndërkohë Gjon Ju pasionin për fialtelinë ja keni dhënë dhe vajzës Joanës po në cilën klasë është?
Gjon Marku Joana është në kalësn e dytë. Është herët të flitet për pasionin e saj edhe pse Joana i pëlqen tani për tani shumë pullat postare dhe gjithnjë darkave kur unë sistemoj apo merrem me pullat postare ajo përqëndrohet aty dhe qëndron pran meje e kjo ndodh pohuajse gjithnjë pasi gjithënjë futen dhe nxirren, për arsye të ndryshem pulla postare. Joana duket se është e pasionuar pas koleksionit po gjithënjë është herët për të folur për këtë pasion apo për pasionet e saj në të ardhmen.
Gjergj Marku; Joana i ke shumë pasion pullat postare?
Joana Marku Po mua më pëlqejnë shumë sepse ato janë shumë të bukura. Ka pulla me kafshë apo lule, që janë shumë të bukura, apo me lojra të femijëve.
Gjergj Marku Dhe ti i mbledh ato dhe i vendos në album. A ke ba një koleksion të pullave?
Joana Marku: Po unë kam koleksionin tim. Pullat mi jep babi, pasi ka shumë Unë i zgjedh dhe ia kërkoj babit, ai mi jep dhe me tregon si t’i vendos në album.
Gjerjg Marku Tjetër Çfarë më the se kam mbledhur? Kartat e telefonit pa t’i shohim?
Jona Marku: Këto janë kartat telefonike të vendeve të tjera si Gjermania, Italia etj.
Gjergj Marku: Dhe këto janë të bukutra?
Joana Marku: Po ato kanë pamje shumë të bukura. Mua më pëlqejnë kartat e Gjermanisë se i kanë pamjet shumë të bukura.
Gjergj Marku: Pa të shohim këto të tjerat a kemi katrta telefoni të vendit tonë? Cilat mbledh më teper?
Joana Marku: Po kam dhe kartat e telefonit tonat. Une më shumë mbledh AMC pasi dhe babi e ka numrin e telefonit në AMC por i kam dhe kartat telefonike të Vodafonit që mua s’më pëlqejnë shumë se nuk janë me pamje të bukura. S’më duken gjë fare, nuk kanë pamje të bukura. Ja dhe karta e re e vodavonit po dhe ajo e AMC që ka dalë po s’ka asgjë thjesht një fushe. Duhet të kishte dalë ndonjë figurë e bukur.
Gjergj Marku: Gjon duket shumë interesante edhe Joana flet me pasion për kartat telefonike pra për koleksionin e saj.
Gjon Marku: Joana natyrisht nuk e ka konceptin e një koleksioni të mirfilltë, gjithesesi kartat telefonike janë renditur me kujdes në albume dhe ato nuk janë pak por janë 12 shtete. Natyrisht nuk janë të plota dhe të renditura në seri. Unë ato i kam siguruar nëpermjet refugjatëve të cilët pasurojnë gjithnjë e me tej këtë koleksion. Natyrisht unë ato i rendis dhe ja jap Joanës, pasi kam konstatuar mungesat porosis refugjatët tanë jashtë të mi sigurojnë, edhe pse ajo i pëlqen por dhe pse kartat telefonike e kanë mundësine e dëmtimit shumë më të vogël.
Unë vetë kam pasionin e përhershëm dhe më të rëndësishëm fialetline. Gjithesesi unë do ta përkrah dhe nese ajo e ka dëshirën ta vazhdojë ka përkrahjen time. Natyrisht edhe koleskisonet e pullave nëse vajza apo djali do të kenë interes apo do t’u lindë ky pasion pa tjetër që janë të tyre. Po unë nuk kam ndërmend ti imponoj apo të këmbëngul që ata të merren dhe të kenë të njejtat pasione me të mijat.
Natyrish unë mendoj se e kam pasion të brendshem e nese ndonjeri prej fëmijëve do ta ketë apo do ta dojë këtë pasion unë do të jem shumë i lumtur?
Gjerjg Marku: E fundit: pak a shumë sa pulla janë mbledhur prej jush?
Gjon Marku: Nuk më ka shkuar ndërmend ndonjëherë t’i numeroj e kjo do të jete shume e veshtirë. Ju siç po e shihi këto janë dhjetra albume e mua as për ato nuk më ka shkuar mendja t’i numëroj sepse dhe ato janë shumë. Logarit të futem të numëroj unë në një album që ka 10.000 apo 20 000 pulla postare po në dhjetra albume.
Gjegj Marku: Faleminderit
Gjon Marku: Faleminderit ju për këtë vizitë dhe pse e papritur dhe e pa palanifikuar?
• Intervistë e ralizuar në prill 2006 për Antena TV dhe “Mirdita TV emisini special për filatelin. Gazetari Gjergj Marku.




Burimi/Facebook/ Nga profili i z. Gjon Marku


Leave a Reply