Anëtarët e ekuipazhit të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës kanë filluar një ecje në hapësirë për të riparuar një rrjedhje të amoniakut në sistemin e ftohjes të laboratorit orbital.
Astronautët amerikan Chris Cassidy dhe Tom Marshburn dolën jashtë stacionit të hapësirës sot për të gjetur burimin e rrjedhjes dhe për ta ndrequr atë.
Drejtuesi kanadez i stacionit të hapësirës, Chris Hadfield, e cilësoi rrjedhjen të premten si një “situatë serioze”, por që është stabilizuar nga ana e ekuipazhit prej gjashtë anëtarësh.
Agjencia amerikane e hapësirës NASA tha se ekuipazhi nuk ishte në rrezik dhe se stacioni vazhdon të operojë normalisht.
Anëtarët e ekuipazhit raportuan rrjedhjen të enjten, duke iua shpjeguar problemin kontrollorëve në qendrën komanduese të NASA-s në Houston, Texas.
Zeri i Amerikes
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply