Nana Terezë, e shtrenjta shenjtnesh e gjakut tem
I hirshmi shpirti jot, bukurue e bekue dritës, Ti, Nana qi u epe, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu,
E shqyptarisht hyjnove, Shën Tereza e Kalkutës!
N’emën t’Atit, t’Birit, e t’Shpirtit t’Shenjt!
Lutem e n’përulsi i shëlbehem përkorjes, Amen!
I rasha n’gjunj shenjtnimit tand, un’ i pendesuni mkatnori!
Tejet i paça lypun t’falun, Nana e shpirtjes teme!
Terez, Nana e gjakut tem dhe mundimeve t’botës,
I kjosha lëvdue, Jezu Kritit, Birit t’Atit qiellor!
Qi n’Ty m’koj Hyjnisht, gjakun e korpin e Vet,
Naltue n’ma t’epërmin hir të hyjnimit… n’shenjtnim.
Shndritt n’yjsi, e andshmja sublime e mrekullimit.
Me lot shëlbimi t’i laj kamt e blatimeve Tuja.
Me puthje t’i ledhi duart e bekimeve t’mëshirës.
Ndihem zot, sod, n’altarin tand t’shenjt, Nana Terezë.
Qiell hyji më mëkove me përvujtnin tande.
Shekuj përulje mi shndrrove n’përjetësi lumnimi.
Kurrkush sa Ti nuk e naltësoi n’përjetësi gjakun tem,
T’përndritshmen shërbesë fortlume t’shpirtit t’vetmohimit.
Ngadhnjeve me përulësi e devocion n’tana zoritjet e trazimet.
Shërbestaren e shpirtit t’shenjt mëkove me zemër e përvujtnim.
Qielloren e Zotit e shndrrove n’pasion, mirësie e bekimi.
Fjalës s’shenjt i’a bane fli t’hyjshmen shpirtjen tande.
Behe me prehnin e nanës e urdhnesën e shëlbimit në çdo ngulm kushtimi, Nana Terezë.
N’altarin e shenjt e përulsin e përkushtimit, naltue je,
Ti sod e mot.
Kredhun n’altar adhurimi, ke ken, e me mbetun, tash e n’jet t’jetve.
N’Hy je, ti grua, mëkamse eterne e shërimit, shëlbimit dhe mëshirës.
Qiellore n’ty, asht toka e mundimeve ku shkel e epja e shpirtit qi kungon.
Ti nan e bijve t’braktisun, e njerëzve fatkeq.
Ardht ama e zemrës tande, vullnesa e shpirtit tand,
U baftë sprovë e njeriut qi n’Hy përunjësisht beson.
N’terr shpresash t’thyeme e prehnash t’poshtnum,
Ke rend tue shërue plagë e tue mëkue dritë e shpirtje.
Natave t’shterruna besimit e fikun shpresash,
Ke beh me zemrën tande plot, dëshirume mrekullimit t’epërm.
N’syt e thyem, drobitun ligshtimit e çjerrun terratisje,
Ke mëkue ma t’shndritshmin diell t’qiellit tand.
Ke shndrit me mirsin e dashnis tande prej nane, Hyjnue je Shenjtnesh.
N’eterin e t’kulluem t’shërbestarve dhe martirve,
Ke shkrep n’ma t’rrezten andje drite t’gjakut tand.
Tana nanat, n’shtatoren e shejtnis tande hedhin shtat.
N’durt tuja t’eshkuna shkrepin diejt e dritimit t’epërm.
Vullnete prej qiellit bulojnë n’pemën e mëshirës qi çili e harboi.
Nan hijen e vet, streh i ban çdo dhimbje e mohimi.
Vend i ban n’prehnin tand çdo braktisje e lëngim vetmimi.
Ti Nana Terezë, Ti qi shejtnove tana t’lumet nana.
Shejtnue kjosh në çdo shpirt e zemër.
E shenjt u bash në çdo prehen e krahnor,
Qi ndigjon mëkimin tand të mëshirës, e besimit n’Zot.
M’kumtove hyjshëm, se “Dashunia do ta shpëtojë botën”.
Kam besue dhe besoj n’ma t’hyjshmin, t’andshmin predikimin tand.
E shenjta, e shumështrenjtë, Nana Terezë.
Ma rrezëllitësja rreze drite, diell i gjakut tem.
Blatue teje kjoft çdo vullnesë qi ty t’shumëdishron.
Udha qi mëkove me mëshirim, n’përjetësi bekue kjoftë.
Urdhnes Parajse u baft n’çdo zemër, qi n’Ty, si n’Zot Beson.
Sod e n’jet t’jetve!
Amen!
© Albert Vataj
(E ripunume)
Burimi/Facebook


Leave a Reply