Te ferma e frutave shkova këto ditë
Në “Apple Orchard” me Gjonin tim Nip
Ngadalë i këputëm mollët nga degët
E bëmë disa foto, si kujtime për jetën.
.
I flisja nipit, po ma shumë me vete
Ai 8 muajsh, më shihte e qeshte,
Shpirti im foli me plot mallëngjim
ku e dinte engjëlli i vogël, mallin tim!?
.
O Gjon, në Atdhe kam shumë kujtime
Kalova një jetë, më mjeft mundime
Shqipëria është nga vendet më të bukura
Por shteti s’donte të prodhoheshin as fruta.
.
S’kishte ferma private, se ligji s’i lejonte
Mollët e mira për eksport i tregtonte
Vetëm 2 kg, mollë “starking” për vitin e ri
S’na jepnin gjë tjetër, për pleq a për fëmi.
.
Nuk dua, o Gjon, të t’mungojë mirërritja
Fale gjyshin, se pa dashje të mërzita!
Por këtu në New York, ku pleqnia më zuni
Vitet e jetës time, sot mendja i përkundi.
.
Edhe për ty, nipi im, do të vijë një kohë
T’i lexosh këto vargje për fermën me mollë
Atëherë unë gjysh Gjeto, shumë larg do të jem!
Por meditoja këto vargje, si mollët në gem.
.
Gjeto Turmalaj
nga vllimi poetik “Meditime shqiptare ne Amerik”
Burimi/Facebook


Leave a Reply