Shqipëria bëhet vendi i parë ballkanik që bëhet pjesë e misionit të Forcës Shumëkombëshe dhe Vëzhguesit “Multinational Force & Observers”.
Lajmi është konfirmuar nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili vlerësoi sot se “misioni i MFO është shumë i rëndësishëm për të siguruar zbatimin e Traktatit të Paqes mes Egjiptit dhe Izraelit”.
Peleshi shprehu vendosmërinë e FA shqiptare për të kryer detyrat me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë.
Misioni i MFO është shumë i rëndësishëm për të siguruar zbatimin e Traktatit të Paqes mes Egjiptit dhe Izraelit. Ndaj në këtë rrugëtim historik, jemi besimplotë se efektivët tanë të Policisë Ushtarake, me aftësitë e tyre të shkëlqyera do të ndikojnë pozitivisht në stabilitetin rajonal do të ndihmojnë në parandalimin e shkeljeve të kushteve të këtij traktati.
Të vendosur të kryejmë detyrat tona me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë.
Origjina e MFO-së qëndron në Aneksin I të Traktatit të Paqes të vitit 1979 ndërmjet Egjiptit dhe Izraelit, në të cilin palët morën përsipër t’i kërkonin OKB-së të siguronte një forcë dhe vëzhgues për të mbikëqyrur zbatimin e këtij traktati.
Neni II i Aneksit I të Traktatit të Paqes përcakton katër zona sigurie: tre të vendosura në Sinai në Egjipt dhe një në Izrael përgjatë kufirit ndërkombëtar./Mcntv.al
Burimi/gazetaimpakt.com/
Leave a Reply