Qarqet e caktuara nga vendi ynë më i madh mik SHBA-të, na kanë dorëzuar në kthetrat e burokratëve Evropian, Borel dhe Lajçak, që bëjnë moral demokratik e parimorë të vlerave, kurse në të vërtet po mbështesin antivlerat e demokracisë, simbolin e të keqes dje, sot dhe nesër, piniollin e Millosheviqit, Presidentin e Serbisë Vuqiq.
Përkledhja madhore për një surrat të tillë filloi atëherë kur u kuptua dhe u provua se barbaria, idiotësia dhe injoranca nuk janë pengesë, por mundësi për të nënshtruar z. Kurti të pranoj pashmangshmërisht asociacionin që është kërkesë politike e maskuar si një e drejtë e komunitetit serb, ose realitet qe redukohet thjeshtë në përmasën gjeopolitike.
Tashmë ka dalë sheshit hipokrizia e ngritur rreth asociacionit, e cila është shfaqje skandaloze, kurth për degradimin e demokracisë dhe sistemit të interesave përëndimor qe kanë tradhtuar vlerat dhe parimet.
Fakti qe Kosova është izoluar pa viza, me sanksione tjera, tregojnë për qëllimin e tyre të vërtet.
Përkundër kësaj, masat ndaj Kosovës ishin në fokus të 86 politikaneve, 10 prej tyre udhëheqës të lartë të vendeve me demokratike në botë, të cilët nepërmes letrës, shprehën kundërshtim ndaj masave asimetrike të cilat bien edhe në kundërshtim të thelle me frymën dhe standardet e botës së civilizuar.
Nuk ishte parë ndonjeherë të sulmohej për tu eliminuar kryeministri i vendit nga te gjitha anët, i etiketur si antiamerikan, si person nongrada, në veçanti nga opzita e vendit në tkurrje si dhe nga kopeja e gazetarëve qelbur dhe jo vetëm.
z.Borel, z.Lajçak kemi ardh në një kohë që ju keni humbur çdo vlerë të qenurit ndërmjetësues.
Ju keni dështuar, ju nuk ngjallni asnjë shpresë për të arritur marrëveshjen për njohjen e Kosovës nga Serbia.
Z.Borel, z. Lajqak, e vërteta nuk mund të fshihet, sado që ju të përpiqeni për ti thënë të bardhës të zeze dhe të zezës të bardhë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply