Kohët e fundit shkruhet dhe flitet shum, për riabilitimin e figurës së Esad Pashë Toptanit, dhe per denigrimin e Avni Rustemit, konsiderue gjatë gjith histografisë Shqiptare post 1912, Hero Kombëtar. Mendoj se do të ishte interesante, të hulumtohet shtypi i kohës deri në vitin 1944 duke përjashtue shtypin e kohës së diktaturës komuniste në mendyrë, që të arrihen konkluzione sa ma të vërteta. Revista “Hylli i Dritës” shkruen për Esad Pashë Toptanin që prej numrit të pare tetor 1913 deri në numrin e fundit korrik 1914 edhe kur rifillon botimin maj 1921…
Për autenticitet, kam lane të pa prekun gjuhën e përdorun ne vitin 1913.
Revista “HYLLI I DRITES” Qershor 1914 nr.9 faqe 292-296
RROKULL SHQYPNIËS
Pâa dyshim se kishte pasë arrsye i moçmi, kuur kaa thân: kush âsht msue, – nuk rrin pushue. Vjet, Smajl Qemajl Begu, msue me trillue e me nderlikue pûnë nên Qeverit otomane, çohet e m’vjen n’Vlonë, kû, i njoftun t’thuesh zyrtarisht prejë Europet marë êmnohet Kryetaar i pertashem i shtetit Shqyptaar: e masandej, me’i kaal mjekerr e me nji kâmë n’vorr, nisë me bâa djepa me Beqir Agen kûndra Shqypniet, per t’cillen pûnë ngushtohet me dalë vêndit t’vet e, 80 vjetsh, me mârrun dheen, si zog i true. Sivjet, Esad Toptani, rritë edhè aj n’Shkollë t’Qeveriës otomane, m’bahet Ministër i Luftës e i Pûnve t’Permbrendshme e krahi i djathët, t’thuesh, i Mretit t’Shqypniës: e masandej, me Arif Hikmetin nisë, si po thonë, me tjerrë lamsha kûndra Mretit e Shtetit Shqyptaar. Kto pûnë janë kaq t’ligshta e t’poshterme, saa po m’neviritet me i prûu me fjalë t’mija nder kto lajme; veç po i qes krejt me fjalë t’do fletoreve tjera e t’do letrave t’veçanta, qi u mueren prejë Durcit. – Kaa pasë arrsye “Hylli i Drites”, kuur n’numer 6 kaa thânë, se per me u majtë Shqypnia n’kamë, do vûu mêndja fort n’t’zgjedhuna t’do memurve t’hershem per zyrtarë t’Shtetit t’onë.-
Qe pra si e bjen pûnen e Esad Toptanit fletorja “Atdheu” n’Numer 46 t’22 t’Majit.
“Rënia e Esad Toptanit – Qellimet e ndyeta t’ tyranit – Prejë nji javet e mâa, nji levizje e msheftë po bahej nder vise rreth Durrsit, si n’Sh’Jak, Kavajë, Tiranë e saa vise, kû Esadi kishte njerz prej ânet t’vet.
Prej atyne viseve, dhé do tjerave, i perzûen msuest e Shkollave shqype, edhè vûun msuesa per gjuhë turqishte…
Levizja u nis, tuje pasë aty mrêndë gishtin Esad Toptani, i cilli bâte pregatimin e msheftë e tmerrët, per me shndrrue gjêndjen e Shtetit n’nji Qeveriës fjesht turke e jo shqyptare.
Flitet se Arif Hikmetin e nxitte vetë Esadi, qi t’bâte nji Qeverie n’vedi e t’i afrohej Durrsit, mûnd t’vête planin e vet n’pûnë e t’a kryete trathtiën kûndra Shtetit shqyptaar per dobië t’Tturkiës.
U bâa me diejt Qeveria edhé qi Esadi t’mêrrte masat kûndra atyne qi turbullojnë qetsiën; por Esad Pasha nuk desht me ndigjue ato kshille, veç e la Hikmetin me formue Qeveriën edhe me ngrehë njerz kûndra Mretit e kûndra Qeveriës…
Diten e Hane, me 18 t’Majit, madhnia e Tii Mreti Vihelmi I i Shqypniës êmnoj si guverneur nji major Olandez, i cilli lypsej qi t’mêrrte komanden e zhandarmeriës. Ky vojti te Esad Pasha e i kerkoj njerzt, qi aj mate n’shpië t’vet, si atà qi ishin zhandarë, si edhe tjerë, t’cillët kjene mâa shûm se 50 vetë.
Esadi u zêmrue, edhe vojt te Mreti e dha dimisionin…Mreti nuk ja pranoj dimisionin e i tha me ndêjë e me majtë qetsiën, pse Esadi dote me shkue n’Tiranë.
Esadit i dergoi fjalë Mreti qi t’vite n’Palas; por Esad nuk desht me ndigjue Mretin e nuk vojt n’Palas, me gjith se Madhnia e Tii dergoj s’mrâmit Mufid Bej Libohoven, Ministri e Pûnve Botore, t’a thrrasë; por edhe at herë Esadi nuk ndigjoj. At-herë Mreti ja pranoj dimisionin, qi kishte dhânë, e dha urdhen me e lânë me dalë jashtë gjytetit, tuje dhânë fuqië t’plot guverneurit olandez me majtë qetsiën si mrêndë si jashtë gjytetit.
Si muer komanden e Zhandarmeriës oficjeri Olandez, dha urdhen qi t’ju epshin armët vetdashtsve (volontairs) per me ruejt gjytetin, kodrat edhè udhët e Durrsit, qi mos t’mûndin kryengrîëtsat e Esaditi me hîi n’Durrës, se kshtû i kishte porositun i pâa-udhi qi t’hîjnë e t’luftojnë kûndra Mretit dhé ti xaan të gjith Shqyptaret komtarë e ti burgosin, edhè të prakilamojnë Shqypniën si Turkië nên urdhen të Esadit”
-Oroe.- Si po duket kjarishtprej fjalve t’ksajë fletorje, t’cillat vertetohen prejë fletoreve tjera dhé prej letrave t’veçanta, Komandari olandez kaa armatisë nazionalistë masi Mreti i jonë e pat pranue dimisjonin e Esad Toptanit e kuur ky s’kishte mâa kurrfarë pushteti t’ligjshem n’dorë, veç ishte si ç’do tjeter Agë a Beg i Shqypniës i nênshtruem (sujet) i Vilhelmit I Mretit t’Shqypniës. Prandej ato fjalë qi Agenzia Telegrafica Italiana shkruen mii ket levizje me 22 n’Mâaj, tuje thânë: I giornali ricevono da Durazzo che gli avvenimenti sarebbero la conseguenza della rivolta capitanata dai nazionalisti, i quali vennero armati da ufficiali della gendarmeria contro la volontà di Esad, per mue janë nji rebus, qi vetë nuk mûndem kurrsesi m’e zhdrivillue. Prejë ktyne fjalve kishe me thânë se Agenzia Telegrafica Italiana e ka do interese me ja letsue pak gjâa barren Esad Toptanit, e ndoshta jo per tjeter, veç saa mos me u hupë puhi i do nishaneve, qi ky pat mârrë sivjet neper Europë. Lazarus…jam foetet!…
“Ma shûm se 200 vetë, thotë fletorja Atdheu, kjene t’armatisun. Zhandarmeria ndigjoi urdhnin e Mretit e t’Komandantit olandez, edhe t’tânë naten ruejti qetsiën. E Esadi dyy herë kaa dashtë me hikë n’Tiranë n’ket natë, por u nalue.
N’nadje me ore 3.30, oficjeri olandez, me njerz qi kishte, vojt te Esadi e i tha me sharmatisë njerzt e vet edhe t’i epet n’dore Mretit”
“Esadi, mas ktyne fjalve, tha se i bjen ndore; por si pa se nuk jânë njerz shûm, u tha djemve t’vet: bini! Djelt nisen me shtii m’Olandez edhe m’sogje komtare.
Por, kuur edhé atà t’perjashtmés nisen me gjuejt pushkë e filloj topi me krisë kûndra shpiës s’Esadit, atëherë ky qiti flamur t’bardhë e tha qi bjen ndore, por jo Olandezve, veç se Ambasadës s’Italies”
“Mas urdhnit t’Mretit, Esad Toptani kje çue e burgosë n’nji avullore austriake…E kshtu u marue qeverimi i nji tyrani, qi kisht nisë me sundue si Abdul Hamiti”
Qatje mâa vonë, si kndohet nder fletore tjera e mâa mirë merret vesht prejë do letrave t’veçanta t’dergueme prejë Durrsit ministri i Italies Aliotti, lypi prej Mretit qi Esad Toptani do t’i lshohej n’dorë Qeveriës italiane.
Mreti, tujë mos dashtë me majtë mâa teper gjarpnin m’gjii e kshillue, si po thonë, edhé prejë Ambasadorve tjerë, e lshoj Esadin me gjith grue n’dorë t’Italiës, me shart qi mos me guzue mâa kurr me kthye n’Shqypnië pâa leje t’Tii. E mas mêndimit t’em, Mreti n’ket pûnë kaa shkue me shûm urtië; pse kerkûnd s’kaa pasë mâa hije me ndêjë Esad Pash Toptani, se n’Italie: ka me dajtë per bukurië per krahë me nji Caserio-Bresci Lucheni etr. etr. etr. N’muzee sikarjolog e regjiqidjolog t’italies rrin mirë fort nji Esad Pashë Toptani, per t’cilin qe se shka shkruen REICHSPOST n’Numer t’23 t’Majit.
“T’zânut e Esad Pashës na paraqet marimin e nji t’pshtjellimit t’rândë e t’permbrêndshem n’Shqypniê”
“Esad Pasha si i pari i shpiês s’Toptajve, pat shtrii, sikur se dihet, doren e vet kahê kunora e Shqypniês, t’cilen mândej, ju desht, prejë shterngimit porsi kryepaar i deputacionit shqyptaar, qi ishte, me ja paraqite Princit de Wied. Esad Pasha si general ushtriet turke pat lshue Shkodren malazezve. T’maredhânunt e tii per t’lshuem t’Shkoders me general Martinoviqin, mas deket t’vlerit komandaar Hasan Rizaas, nuk shkephsin kerkûnd njeti, veç n’t’njoftun t’Pashes per Princ Shqypniet. E per me muejt me dalë lirisht prejë Shkodret me pushke e topa, ju desht me dhâne fjalen se do t’mêrrte pjesë n’lidhje t’Ballkanit”.
“Esad Pasha dote me lshue n’dorë t’Malazezve Shkodren me rrethet e veta, e grekve Shqypniën jugore, veç per me muejtë me kênë Princ i Shqypniës s’mjesme. Veprimi i pa lodhun i Austrii-Ungeriës n’pshtim t’Shkoders, t’caktuemt e kufive t’Shqypniës n’Kuvênd t’Londonit, si edhé t’mârrunvesht ndermjet t’gabinetve t’Europës per t’zgjellun t’nji mreti per Shqipnië, qitne krejt poshtë shpnestë krenare t’Esad Pashe Toptanit”
“Fuqia e tii ishte lkûndun e familjet jo mâa t’forta t’beglerve t’jerë, fillojshin m’u diftue t’merzitun me parië t’ktii krueparit Toptan. Ç’me t’mledhun t’deputetve, qi do t’i paraqitshin kunoren Princ de Wied, mujtne m’u vûu oroe pshtjellime, e e din gjithkush edhé se, saa ndêj Esadi n’Vien, shperthyen disaa t’perziëme kûndra tii. Esad Toptani n’deputazion te Princ Wied kje lânë si vetem prejë t’gjith pjestarve tjerë. Ky njeri, qi âsht vêtë ngatrimi, pat fillue me lojen evet ç’at herë qi zuene Beqir Brgun e nalne t’dalunt e do ushtarve turq n’Shqypnië, tuej qitë kshtû per fushë qellimet e mrapshta t’Izet Pashes. Ismal Qemali, at herë kryeparë i qeveries, kje gjith herë kûndershtaar i rrebët i Esad Pashes, as s’kaa muejt kurr m’u mêndue ner kta njerz nji bashkveprim, dihet gjithnji me themel se at herë neper dorë t’turqve t’rii pat pjesë n’pshtjellime, qi gjithkush njef. T’çuemt peshë t’disaa krahinave kûndra t’zgiedhunit t’nji Princi t’kshtênë si edhe t’ndezunt e fanatizmit t’muhamedanve n’disaa rasa, kjene t’gjitha mjete n’dore t’Esad Pashes; e n’u perhap nder kto dit fjala se nder fise t’muhamedanve n’Shqypni t’mjesme Arif Ikmeti me pare, qi kishte mârrë prej t’hujve, bâte propagandë muhamedane, n’dihet edhé se sot kahë Dibra jâne çue kûndra qeveriës s’Durrsit e s’mrâmit n’gjet vetë qeveria kûndershtim n’t’arma t’isun t’muhamedanve, shkaku i gjith ktyne pûnve s’âsht per t’u kerkue kerkûnd njeti, veç n’t’shtriim t’njasajë pelhure ngatrrimesh, çudë n’per dorë t’Esad Pashës.
“Gjêja politike erdh e u bâa e frigueshme n’dit t’mrama; sidomos pse qeveriës i ishte deshtë me largue luftarët mâa t’vjefshemt, tuej i qitë nder prita kûndra Epirotve. Kjo pûnë duket se i ka dhânë llaas Esad Pashes. Aj kujtote se kishte ardhë koha me dalë n’shesh me provë mâa t’mrame t’veten. Esad Pasha ishte rrêjtë n’çmim t’fuqiës s’vet. Disaa veprime t’ngutshme t’tiat, i kishin largue mâa se nji mik. Tuej u gjetë afer Princit s’kishte mêndue tjeter veç t’zezen e ktii. Dihet se Esad Pasha porsaa shperthej lufta Shqyptare-Epirote, u mûndue saa muejt me dalë prejë Durcit per me u vûu n’krye t’ushtarve muhamedan t’Shqypniës jugore e t’mjesme. N’Tiranë kishte jo fort pak pushkë e fishekë, por edhè topa e mitraloza.
Asht e ditun se n’veprim t’vet mûndohej per vetvedi mâa fort se per tjeter kênd. Me pase kênë Esad Pasha i ndimuem prejë tjeter kuej saa dishrote, kishte dalë i rrezikshem fort, e s’kishte prâa tuej xgiellë rasa per me ja dalë qellimit t’mrapshtë qi kishte”
“N’nji kohë kaq t’vshtiir saa âsht Shqypnia tuej baart proven e rândë t’luftës Epirote, kerkote Esad Pasha me çue n’vênd dishiret e veta, sado qi dite mirë mjaft se me kto pûnë petrîte dâme t’mdhaja n’Shqypnië, tuej ngrehë n’luftë Shqyptarin me Shqyptaar. N’ket çast aq me droje qi kishte muejtë me dalë aq rrezikshem per Shtet t’rii t’Shqypniës, i duel Mretit me bâa rob njatê, qi me mgatrresa t’pamarueme t’veta kishte muejt me rrxue vetë qeveriën e pagjen e Shqypniës. T’zânunt e Esad Pashës na nep nji provë fuqiet me rândsie si t’Shtetit Shqyptaar, âshtù edhé t’Princit qi kaa aq per zêmer mashtrimin e pagjen e vêndit tuej u mûndue me forcue saa mâa mirë gjêndjen e permrendshme t’Shtetit t’rii.”
Burimi/Facebook/Franc Pali


Leave a Reply