I njohur ndryshe me emrin Kolë Idromeno, ishte piktor, arkitekt, urbanist, fotograf, skenograf, siparist, muzikant e kompozitor këngësh shkodrane.
Mban titullin “Piktor i Popullit”. Ishte i pari që realizoi shfaqjet kinematografike në Shqipëri, 1919. Është themeluesi i shkollës realiste të pikturës shqiptare të shekullit XIX-XX. Në vitin 1883 realizoi tablonë “Motra Tone” që është dhe vepra e parë e rëndësishme realiste në pikturën shqiptare të periudhës së Rilindjes dhe Pavarësisë.
Idromeno ishte edhe urbanist, arkitekt e projektues i mbi 60 ndërtesave publike, sociale dhe vilave (projektuar dhe zbatuar nga Idromeno), ndërmjet tyre mund të përmendim, “Vilën e Shirokës“ (1925–26), “Centrali elektrik“ (1928), ”Banka e Shtetit“ (1930), „Kinemaja Rozafat“(1935), “Kafja e madhe“(1935) etj, etj.

Burimi/Facebook


Leave a Reply