Si fakt e pata hasur ne te gjithe librat e historise se kohes ku behej fjale per shpalljen e Pavaresise duke filluar qe nga klasa e katert fillore me 1965. Ndersa te dhene si ngjarje shume autore e permendin, ku dallohen ata te epokes komuniste Arben Puto, Paskal Milo, Stefanaq Pollo, Kristo Frasheri, Aleks Buda, Muin Çami te cilet akuzonin Esat Pashe Toptanin si njeriun qe kishte organizuar vrasjen e mesiperme. Pas vitit 1991 Shtepia Botuese e Ushtrise, Tirane 1998 do te botonte librin e Gino Berri-t Rrethimi i Shkodres, me perkthim te Ali Ohrit nga italishtja, ku autori ishte nje korrespondent i luftes (foto). Ne faqe 135-137 autori Berri jep ne forme ditari ngjarjen e dates 31 janar 1913, sipas se ciles rezulton qe Hasan Riza Beu paska qene per darke tek Esat Pashe Toptani dhe pas saj qenka larguar per ne shtepine e tij. Esat Pasha i paska thene te merrte me vete 5-6 shoqeruesit nga forcat e tij, por Hasan Rizai paska refuzuar. Atehere Esat Pashe Toptani i paska dhene oficerin e vet per ta shoqeruar. Kur kishin arritur tek Selia e komandes Riza Beu e falenderon oficerin dhe e kthen mbrapa duke i thene: “Mund te kthehesh se arrita ne shtepi”. Kur mbeti vetem dhe beri disa hapa u gjend perpara tre vetave qe nuk mundi t’i njohe. Ju drejtua atyre: “Kush jeni?! Ku shkoni?!” por ata heshten. Valiu i parakaloi dhe kur te panjohurit u gjenden pas shpines se tij krisen tri pushke duke i shkaktuar vdekjen pas dy oreve. Pa dhene shpirt akoma mbi trupin e Hasan Riza Beut u mbledhen te afermit e tij, midis te cileve edhe Esat Pashe Toptani te cilit i plagosuri ne buze te varrit i tha: “Te le nen kujdes familjen time, i tha, te mos harrohet. Kujdes djalin tim. Mos i thoni qe me kane vrare, por qe jam vrare ne luftime. Ndoshta, nga ky mendim do te vuaje me pak” (sipas perkthimit te Ali Ohrit – foto).
Nuk do t’i kisha dhene rendesi te metejshme, nqs nuk do te gjeja dicka te re dhe te paditur nga shqiptaret pas 1945 (para 1945 shkodranet e kane ditur te verteten dhe pikerisht kete te vertete gjeta). Duke u marre me dicitalizimin e revistes CIRKA gjeta ne vitin e III, nr. 37, f. 7-8 te saj (foto) nje artikull me titull: “Nji pervjetuer i permallshem (31 kallnuer 1913-1938), ku flitej pikerisht mbi vrasjen e Hasan Riza Beut; leximi i se ciles tregoi se perkthyesi Ali Ohri ishte treguar teper korrekt.
Pas 1945 kjo ngjarje u transformua krejtesisht duke ja adresuar Esat Pashe Toptanit sikur ishte ai organizatori dhe vrasesi i Hasan Riza Beut. Pas nje studimi dhe permbledhjeje te nje literature rreth 150 vellimesh e kam mjaft te lehte te arrij ne perfundimin se figura e Esat Pashe Toptanit eshte perbaltur fillimisht nga politika nderkombetare per te fshehur ngjarjet e ndodhura ne Shqiperi me 1914-1918, ku roli i Esat Pashe Toptanit ka qene ne favor te Fuqive te Medha ( SHBA, Britani e Madhe dhe France), ndersa ne Shqiperi perbaltja e figures me te madhe politike shqiptare te 20 viteve te para te shek. te XX-te ishte bere vetem per nje qellim: te perforcohej pozitivisht figura e vrasesit imagjinar te Esat Pashes: Avni Rustemit.



Burimi/Facebook


Leave a Reply