(Mentalitete e bestytni)
Ne llojet e shkurta te letersise gojore si legjendat, gojedhanat, perrallat, anekdotat, proverbat etj., bajne pjese edhe besnytnite e ndryshme, (keto jane dukuri qe mendohet se sjellin fatkeqesi)!..
Si kudo edhe ne besimin popullor te Shkodres e katundeve perrreth, kane ekzistu (dhe mund te kete perseri), mentalitete te tilla si:
– Po te preu rrugen mica e zeze, asht sheje e keqe dhe pritet te te ndodhe dicka jo e mire!
– Nuk duhet shkund safrabezi me dromcat e bukes, qe sapo ke hanger ne mramje (darke), sepse mendohet se te merret bereqeti e sjell fukarallek!
– E martja asht dite terce e numeri 13, asht numeri i djallit!..
Nji vend te dukshem xen ne bestytni edhe syni i keq.
Per kete ekzistonte shprehja, kur dikush pesonte nji fatkeqesi, “e ka pa syni i keq”!
Zakinisht, thohet se syte e bardhe – sy shelline – jane te rrezikshem kur te shikjojne!
(Tregohet si anekdote kur njeni (me sy te forte te keq),
shikjon vilen e rrushit dhe ajo keputet e bije prej tandes!?..
*
Interesante asht edhe bestytnija per yjet qe bijen!
Ne muejin gusht (tuej fillu prej dates 10, qe asht emni i San Lorencos), naten, ne qiellin e mbushun me yje, shihet shpesh levizja e tyne, ne dukje sikur bijen. Per kete ekzistonte mentaliteti se nuk asht mire me i tregu me gisht, ose sic thuhesh, mos me i padite se sjellin fatkeqesi ose vdes nji njeri!?..
*
Na femijet me kureshti
Sa here yllin ne qiell shifshim tuej ra
E qe linte mbas vehtes si shigjete nji drite
Thonim te frikesuem, nen za : “Mos e trego, se nuk asht mire me e padite!..
🤣🙏😂….
Ilaci ma i mire efektiv ndaj bestytnive asht dija!………
Burimi/Facebook
Leave a Reply