Fotot që shoqërojnë këtë status janë përgjigjia më adekuate se pse mbahet në burg Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës.
Bejleri, kandidati i opozitës sipas prognozës së strategjistëve sorosjanë do të prishte të gjitha planet e Edi Ramës për hegjemoni apsolute duke blerë çdo votë në të 61 bashkitë e vendit me paratë e korrupsionit, krimit të organizuar dhe influencës mbi oligarkinë financiare të vendit.
Më qartë, ai, kreu i Bashkisë së Himarës, përfaqësuesi i opozitës do të ishte “kumbari” që do të prishte marrëveshjen verbale dhe juridike të cilën Edi Rama e kishte nënshkruar “de fakto” me oligarkët, të cilëve në premtim të fitores apsolute të hartës zgjedhore ju ka ndarë pasurinë kombëtare dhe bregun e mrekullueshëm jonian, por jo vetëm.
Nën moton putiniane: Unë ju falë pasuritë e Shqipërisë, ju më garantoni pushtetim apsolut” Edi Rama, siguroj blerjen e votave në Shkodër, Lezhë, Kukës, Tropoj, Kurbin, Devoll,Peqin, Rrogozhinë, Divjakë, Kamëz, Elbasan, Durrës, Sarandë e gjetkë.
Në Bashkinë e Himarës ku vinçat e oligarkëve kanë vite që qeverisin, në fushatën zgjedhore të 14 Majit mbetën të varur, nuk ju eci pazari.
Ju mbeti “sharra nëpër vinça”. Nuk ju shit paraja e krimit, e drogës, e korrupsionit, e “investitorëve qeveritarë strategjikë”.

Në Himarë strategjistët sorosjanë të investuar majmë nga oligarkia e hajnisë së pronës publike dështuan, ndaj Edi Rama dhe të tijtë thirrën në ndihmë mediokritetin dhe injorancën e policisë së shtetit dhe organeve të drejtësisë së munguar duke sajuar një proces infantil, një montim-dështim të turpshëm i ngjashëm me truket që sajonte diktatura e etërve të tyre për të gjetur dhe shpallur armiq.
Fitorja e opozitës në Himarë është e vërtetë që do të ndryshkë disa vinça oligarkësh, por është po kaq e vërtetë që është edhe gozhda që i ka mbet në fyt Puti(a)n-ës tonë me emrin Edimarrja.
P.s: Në Shkodër dhe jo vetëm, janë paguar 500€ dhe më shumë për një votë dhe kryetarët e këtyre bashkive janë “betuar”, paska mbetë Bashkia e Himarës për të blerë katër vota me nga 5 Mijë lekë për ta zgjedhur kryetarin e saj!?!?.
Burimi/Facebook


Leave a Reply