Muharrem Bajraktarit i vdes baba diku nga vitet ‘30. I shkojnë për ngushëllime shumë miq e të njohur. Njeri prej tyre hyn në dhomën e pritjes, ulet këmbëkryq dhe pasi sajdiset me kutinë e duhanit nga i zoti i shtëpisë fillon ngushëllimin:
– A të vdiq baba, o bajraktar, pyet miku?
– Po or mik, keshtu paska qen e shkrueme, u përgjigj Muharremi.
– Shyqyr që vdiq o bajraktar! Ju pastë lan jetën e gjatë ju tjerëve e në xhenet i shkoftë shpirti!
Heshtje e thellë! Edhe fryma e të pranishmëve dëgjohej. Për një copë kohë askush nuk foli.
Nuk kishte ndodhur kurrë që dikush në një ngushëllim e të thoshte “shyqyr që vdiq i ndjeri”! Megjithate kjo po i ndodhte njeriut më të fuqishëm të krahinës, bajraktarit të Lumës, komandantit të xhandarmërisë shqiptare!
Por te Muharrem Bajrakari ishin bërë bashkë mençuria e urtëia. Ai po mendonte shkakun e kësaj ndodhie. U tha të pranishmëve se miku kishte të drejtë në atë që tha.
– Unë, tha Muharrem Bajraktari, e pata babën të sëmurë. E çova në Vjenë për ta shëndosh. Por prapë nuk gjeti derman. Për mu asht dhimbje e mort! Por për gjithë ju që nuk keni mundësi t’i çoni njerëzit tuaj për shërim në Vjenë vdekja e babës tim asht lehtsim”!
Me këtë pohim Bajraktari i Lumës jo vetëm e shpjegoi kuptimin e ngushëllimit të mikut të tij, por njëkohësisht e justifikoi atë!
Gjithë fabula e kësaj ndodhie lidhet me shërbimet shëndetësore te ne! Me pamundësinë që shteti u ka krijuar qytetarëve të mbrohen nga vdekja që krijon skamja! Ai që nuk ka 19 mijë euro të operohet, ai, sipas qeverisë sonë, duhet të vdesë! Kjo logjikë sjelljeje diskriminuese e antihumane i takon rendit primitiv, kur njerëzit jetonin në gjendje natyrore!
Këtë mendesi mund ta injektojë vetem mafia dhe shteti mafioz!
Burimi/Facebook


Leave a Reply