
TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, shoqëruar nga dy deputetët Ditmir Bushati dhe Ermonela Felaj, ndodhet për një vizitë në Kopenhagen, Danimarkë.
Siç informoi nëpërmjet faqes së tij në rrjetin social ‘Twitter’, Rama ka zhvilluar një takim me kryeministren daneze, të cilin e ka njohur me programin dhe ambicien socialiste për rilindje.
Kryesocialisti e ka cilësuar të shkëlqyer këtë takim.
“Takim i shkëlqyer me KM daneze për Shqipërinë Europiane dhe jetësimin e programit të Rilindjes pas 23 qershorit”, ka komentuar Rama në rrjetin social Twitter.
Pas takimi Kryeministrja e Mbretërisë së Danimarkës Helle Thorning-Schmidt dhe Kryetari i PS Edi Rama dhanë një prononcim për mediat:
“Patëm një takim shumë të mirë me liderin e opozitës Edi Rama, në të cilin diskutuam për situatën në Shqipëri dhe sigurisht diskutuam për çështjet integruese të Shqipërisë. Kur diskutohet mbi këtë temë gjithnjë diskutohet për zbatimin e ligjit, demokracinë dhe lideri i opozitës më dha një pamje të qartë të brendshme të situatës në Shqipëri pak muaj para zgjedhjeve.” – deklaroi kryeministrja e Mbretërisë së Danimarkës, Helle Thorning-Schmidt.
Nga ana e tij, kryetari i PS, Edi Rama tha: “Ishte një takim i shkëlqyer mes miqsh dhe partnerësh brenda familjes së socialistëve europianë dhe ishte një mundësi shumë e mirë për të dhënë një pamje të situatës në Shqipëri në prag të zgjedhjeve. Njëkohësisht për të krijuar një ide të parë dhe të përgjithshme për Programin tonë të Rilindjes në funksion të një bashkëpunimi me Danimarkën, që ne duam ta shtrijmë më tutje dhe ta forcojmë për të përfituar sa më shumë nga eksperienca, nga dijet dhe nga mbështetja që i ka dhënë në vijimësi Shqipërisë dhe popullit shqiptar.”
(e.m/BalkanWeb)
“Zgjedhjet, kusht për integrimin”. Rama në Danimarkë: 3 ligjet, jo veprim mekanik.
Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe zgjedhjet e lira e të ndershme si parakusht themelor për këtë integrim kanë qenë argumentet kryesore për të cilat është diskutuar në takimin midis kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama dhe kryeministres së Mbretërisë së Danimarkës, Helle Thorning-Schmidt, të zhvilluar sot në Kopenhagen.
Kreu i PS, i shoqëruar nga deputetët Ermonela Felaj dhe Ditmir Bushati është duke zhvilluar një vizitë pune në Danimarkë ku takimi kryesor ka qenë ai me kryeministren ë këtij vendi.
Në këtë takim është diskutuar lidhur me domosdoshmërinë e Integrimit të Shqipërisë në familjen e madhe evropiane, një integrim që sipas kryesocialistit Rama nuk mund të vijë në mënyrë mekanike thjesht duke miratuar ligje të cilat më pas postohen drejt Brukselit, por duke kryer reformat e duhura, duke zbatuar legjislacionin dhe duke i dhënë qeverisjes standardet demokratike evropiane për të cilat ka aq shumë nevojë populli shqiptar.
Në këtë kontekst një vend të rëndësishëm zë zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme, për të cilat Partia Socialiste ka dhënë kontributin e saj të rëndësishëm, por që nuk ka gjetur të njëjtin reflektim edhe nga ana e qeverisë.
Po ashtu në takimin mes kryesocialistit dhe kryeministres daneze është diskutuar për pozicionin e Shqipërisë në rajon dhe projektin e PS të detajuar në Programin për një Rilindje Shqiptare për të forcuar bashkëpunim rajonal në kuadër të integrimit në BE, larg retorikave nacionaliste që nuk ndihmojnë asnjë nga vendet e Ballkanit perëndimor dhe as të ardhmen e këtij rajoni.
Pas takimit Kryeministrja e Mbretërisë së Danimarkës Helle Thorning-Schmidt dhe kryetari i PS Edi Rama dhanë prononcimet e mëposhtme për mediat:
“Patëm një takim shumë të mirë me liderin e opozitës Edi Rama, në të cilin diskutuam për situatën në Shqipëri dhe sigurisht diskutuam për çështjet integruese të Shqipërisë. Kur diskutohet mbi këtë temë gjithnjë diskutohet për zbatimin e ligjit, demokracinë dhe lideri i opozitës më dha një pamje të qartë të brendshme të situatës në Shqipëri pak muaj para zgjedhjeve” u shpreh ajo.
“Ishte një takim i shkëlqyer mes miqsh dhe partnerësh brenda familjes së socialistëve europianë dhe ishte një mundësi shumë e mirë për të dhënë një pamje të situatës në Shqipëri në prag të zgjedhjeve. Njëkohësisht për të krijuar një ide të parë dhe të përgjithshme për Programin tonë të Rilindjes në funksion të një bashkëpunimi me Danimarkën, që ne duam ta shtrijmë më tutje dhe ta forcojmë për të përfituar sa më shumë nga eksperienca, nga dijet dhe nga mbështetja që i ka dhënë në vijimësi Shqipërisë dhe popullit shqiptar”theksoi Rama.
ORA NEWS
Rama në Kopenhagen, diskuton Rilindjen me kryeministren daneze.
Kopenhagen –
Rama gjatë takimit deklaroi se integrimi nuk mund të vijë në mënyrë mekanike thjesht duke miratuar ligje të cilat më pas postohen drejt Brukselit, por duke kryer reformat e duhura, duke zbatuar legjislacionin dhe duke i dhënë qeverisjes standardet demokratike evropiane.
“Ishte një mundësi shumë e mirë për të dhënë një pamje të situatës në Shqipëri në prag të zgjedhjeve dhe njëkohësisht për të krijuar një ide të parë të përgjithshme për programin tonë të rilindjes në funksion të një bashkëpunimi me Danimarkën që ne duam ta shtrijmë më tutje dhe ta forcojmë për të përfituar sa më shumë nga eksperienca, nga dijet dhe nga mbështetja që Danimarka I ka dhënë në vijimësi Shqipërisë dhe popullit shqiptar”- tha Rama.
Në takimin mes kryesocialistit dhe kryeministres daneze u diskutua dhe mbi pozicionin e Shqipërisë në rajon dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve larg retorikave nacionaliste si dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Albanien Screen
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply