Hajdutët me kollare
Hajdutët me çizme
Ku gjejn kaq shumë pare
Janë pare të fisëshme
O hajdut o mafioz
S’na lat pare në xhep
Ti me pare zë e loz
Ne pa brek e pa salep
E pse populli të duronë
Dhe pse shpirti i dhëmb
Ai çdo gjë e dallon
Në zemër e çjerr si gjëmb
Një popull që duket qorr
Një popull që e she sy lesh
I je bërë si një morr
E kafshon në trup e vesh
Ti e shkel at në qafë
S’e lë, që të ngrehin kokë
Ti bënë me të, çdo gafë
E përkëdhel, sikur e ke shok
Çizmja jote i ngulet atëdheut
Shkëmb, a tokë e butë të jet
Vula e tradhëtisë së Korifeut
Që torturon popullin e vet.
Kollarja jote, o Eskobar
Që të bëri senator
Do të ndjekin e në varr
S’do ketë bres pa të gjykuar
AUTORI RIZA MUÇAJ
Burimi/Facebook


Leave a Reply