Historiani Anthony Majanlahti, një i afërm i shkrimtarit danez, tregon sekretet e jetës së tij
“Dashurohej pas grave të fejuara, apo të martuara dhe burrave. Thoshte se fëmijët pengojnë kreativitetin”
Dihet se jeta nuk është një përrallë, madje e tillë nuk ishte as për shkrimtarin më të madh të përrallave, Hans Christian Andersen. I lindur nga dy prindër të varfër, ku e ëma, një rrobalarëse që kishte probleme me alkoolin dhe babai një këpucar që vdiq kur ai ishte ende fëmijë dhe u largua nga kjo jetë pa kurorëzuar asnjë ëndërr dashurie. Në të vërtetë, ai që ka vendosur të tregojë sekretet e jetës së trazuar të shkrimtarit danez është një pasardhës i familjes, Anthony Majanlahti. Me baba finlandez dhe nënë angleze, i lindur në Montreal dhe i rritur në Toronto, Anthony është një historian social, katragjyshja e të cilit, Karen, ishte motra e Hans Christian Andersen, e cila e frymëzoi të shkruante “Vajza me këpucët e kuqe”, përrallë ku protagonistja i kërkon xhelatit t\‘i presë këmbët për të ndaluar së kërcyeri (familja Andersen vuante nga sëmundjet e këmbëve). Më tepër se një përrallë, ishte një roman horror alla Stephen King. “Raporti i Andersenit me ndjenjat dhe seksualitetin ishte vërtet i vështirë. Ai dashurohej vetëm me gratë e zëna dhe ndonjëherë me burra të pamundur, sepse ishin ose të fejuar, ose në prag martese dhe nuk pati kurrë fëmijë, sepse mendonte se ata pengonin kreativitetin. Por, me këtë nuk dua të them se nuk i donte fëmijët. Ishte një xhaxha shumë i dashur”. Me siguri që me ndjenjat kishte një raport të tipit adoleshentesk. Edhe në aventurat e personazheve të përrallave të tij, (parajsa autentike e çdo psikoanalisti) reflekton mungesën e fatit në jetën e tij sentimentale: “Shitësja e vogël e shkrepëseve është një histori ku ndeshet dhuna dhe rastësia, që i kujton raportin jo të lumtur që kishte me të ëmën. \‘Rosaku i shëmtuar\‘ është vetë Anderseni, i shëmtuar, por i ndjeshëm. Ndërsa \‘Bilbili\‘ ishte një nga tri gratë e jetës së tij: këngëtarja suedeze Jenny Lind. Andersen nuk e pati kurrë kurajën t\‘i tregonte ndjenjat e tij Lind dhe as kurajën t\‘i kërkonte që të martoheshin. I shkroi një pusullë, që ia dha ndërsa ajo ishte duke hipur në tren. Njëlloj si te libri \‘Puthja e fundit\‘”. Morali i gjithë kësaj? Ai vazhdoi t\‘i shkruante dhe kur ajo u martua,//// në prag të pesëdhjetave, Andersen mendoi se nuk ishte e drejtë të shkonte në kishë për të ndjekur ceremoninë. Ishte i frustruar, sepse ajo e thërriste “I dashur vëlla”. Dhe dihet, se nëse je mik i një gruaje, nuk do të arrish kurrë asgjë me të. Në të vërtetë, Andersen u dashurua edhe me motrën e një miku të shkollës, Riborg Voight, që natyrisht si të gjitha gratë që ai donte, ishte e dashuruar. Voight ishte e fejuar me djalin e një farmacisti vendas, me të cilin u martua në vitin 1831. “Ishte një zhgënjim i tmerrshëm për të, aq sa në momentin e vdekjes u gjend në qafën e shkrimtarit një qese e vogël lëkure, në të cilën ishte një letër e saj. Andersen u varros me atë letër në zemër”. Një romantik alla Verter, te “Vuajtjet e djaloshit Verter” të Gëtes. Natyrisht e gjitha kjo zbulohet ngadalë në literaturën e tij. Në “Peeri me fat”, për shembull, Peer teksa prek qiellin nga lumturia, duke mbledhur së bashku //////triumfin që u bë i falshëm dhe dashurinë e vajzës së ëndrrave, vdes, sepse zemra e tij nuk i duron dot këto emocione kaq të mëdha. Njëlloj si Hans Christian me dashuritë e tij që nuk patën kurrë një fund të lumtur. Por, historia më pasionante dhe e ndërlikuar ishte ajo që e lidhi me dy anëtarë të një familjeje: motrën dhe vëllain. “Andersen ishte i varfër dhe për të studiuar kishte nevojë për para. Kërkoi një përkrahje që iu dha në vitin 1822 nga Jonas Collin, një nga drejtuesit e \‘Royal Theater\‘ dhe kështu hyri në shkollën e letërsisë së Slagesit. Collin kishte katër fëmijë dhe me dy prej tyre Andersen u dashurua. Në fillim provoi ndjenja për vajzën Luise, e cila një vit më vonë u martua me një tjetër. Më vonë ndjenjat dhe emocionet u kthyen drejt vëllait Eduard. Dhe ishin ndjenja të vërteta, siç tregon një letër e gjetur: \‘Ndjenjat e mia për ty – i shkruan Andersen Eduardit – janë ato të një gruaje. Feminizmi i natyrës sime dhe natyra e miqësisë sonë duhet të ngelen mister\‘. Megjithatë, Eduard nuk ishte homoseksual dhe kështu që nuk mund t\‘ia kthente ndjenjat në të njëjtën mënyrë. Ai ngeli një mik besnik, aq sa Andersen është varrosur vetëm një varr larg tij, që për shumë vjet ishte menaxheri dhe gruaja tij”. Nuk u shndërrua në dashuri të vërtetë edhe ndjenja drejt aristokratit Carlo Alessandro nga Vajmari, një djalosh i bukur 20-vjeçar, me të cilin ishte takuar një mbrëmje në oborrin mbretëror të Kopenhagenit, ku shkrimtari danez ishte i njohur. “Mes tyre, tregon Majanlahti, mbeti vetëm një ndjenjë miqësie dhe nuk është e qartë nëse Andersen është shprehur hapur për këtë”. Me pak fjalë, Andersen shkroi një pjesë të jetës së tij në përrallat me fund jo të lumtur. “Faktikisht nuk i arriti kurrë ato që dëshironte, sepse kërkonte gjëra të pamundura dhe pengesa të pakalueshme. Vuajtja dhe shkatërrimi e bënin kreativ. Ndërkaq ishte i ndërgjegjshëm se ishte një rosak i shëmtuar dhe i brishtë”. Në fakt po të lexosh përrallat e tij mund të kuptosh gjithçka. “Ushtari prej plumbi”, për shembull, u dashurua me një balerinë prej letre, d.m.th. shumë e brishtë, por për ta shpëtuar u hodh si fëmijë në oxhak, ku duke shkrirë, plumbi formoi një zemër. Por edhe “Sirena e vogël” nuk e pati të lehtë. I duhej të hiqte dorë nga gjithçka, të bënte sakrifica të mëdha në emër të dashurisë. Me pak fjalë Andersen ishte një shkrimtar me ndjeshmëri të madhe. Por, ndoshta është mirë që fëmijët të mos dinë se çfarë fshihet pas 50 përrallave të shkruara prej tij.
Shqip
Arkiv
Per”Alba – Dansk” shkodrani



Leave a Reply