Botimin e kësaj poezie na e nxiti sondazhi për emigracionin prej Ballkanit Përëndimor (B.P), i bërë më 24 Qershor 2022, prej “Ballkan Barometë” & “SecuriMeter for Ballkan” :
– 1 në çdo 3 banorë të Ballkanit Perëndimor e shohin korrupsionin si një nxitje të madhe për emigrimin e popullsisë;
– 67 % e të rinjve thonë se dëshirojnë jetesën dhe punën jashtë B.P;
– Vetëm 21% e popullsisë së B.P kanë besim te partitë politike;
– Në 6 shtetet e B.P (Serbi, Shqipëri, Bosnjë, Maqedoni, Kosovë dhe Mali i Zi) prodhojnë një Pil vjetor afërsishtë 99 miliard Euro, që do të thotë vetëm 10% më shumë nga sa prodhon vetëm Siçilia.
– Sipas analizës së bërë prej OKB, pesë shtetet më të populluara të B.P (Serbia, Bonja, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova) figurojnë në listën e 20 vendeve të botës, të destinuara të shpopullohen në 30 vitet e ardhshme.
JA PSE MËRGON NJERIU:
Nevoja e bën njerinë, dhe varfërija
të largohet e të ndahet nga familje’ tija;
Halli i fortë njerëzinë e shtyn të mërgohet,
të shkojë gjer prapa diellit, e të dëshpërohet.
Kush e lë Atdhenë e vet pa shkak e pa ngutje?
Kush e pëlqen të shkojë jetën me “Ah” e me lutje?
Ëmbëlsirën e vendlindjes, kush do që ta provojë,
le të mërgohet ca kohë, atëherë do ta përjetoi;
Dashurinë e vatrës së tij njeriu e ka të çmuar;
S’është leht’ të lësh mëmën, gruan e fëmijnë,
e të shkosh ku s’ta pret mëndja, të marrç arratinë.
Në ka njeri te kjo botë, që vdes nga kahari, (pikëllimi)
pa dyshim që do të themi: vetëm mërgimtari !
Kur kujton njeriu i mjerë vendin ku ka lerë,
psherëtin, dhe jeta e gjithë i duket skëterë.
Kurdoherë mërgimtari është në mejtime,
i vrarë e i raskapitur nga breng’ e trishtime.
Në mërgim njeriu i gjorë, edhe në dëfren pakë,
porsa kujton Atdheut mbushet vrer e flakë.
Mërgimtari përmbi botë është dëshmor i gjallë,
i dënuar nga breng-imet, i vrarë në ballë.
Gjithë “Ah”-e dhe Oh”-e kush është në botë?
Mos kërko veç mërgimtarit, tjetërkush të ta thotë !
Mërgimtari e di sa orë e minuta zgjat nata,
Mërgimtari i di muajt me ditë e me data.
Sa herë tik-tak-on ora, ay mund ta dijë,
se, aq “Ah”-e nxjerr ay për mëm’ e për fëmijë.
Me një fjalë, për njerinë, më e tmershmja në jetë,
është ikja nga vëndlindja, si mjerosh i shkretë.
Shkruan në Amerikë, 1915
RAMIZ HARXHI ka lindur në Gjirokastër. Mësimet e mesme i kreu në Stamboll. Porsa kthehet në Atdhe, fill pas shpalljes së pavarësisë, u hodh në mal me forcat kryengritëse të udhëhequra nga Çerçis Topulli, në luftë kundër shovinistëve grekë, që kishin pushtuar Gjirokastrën. Për shkaqe shëndetësore u detyrua ta lejë malin dhe shkoi për mjekim në Vlorë. Për të mos rënë në dorë të rebelëve esadistë, që tentonin të pushtonin Vlorën, mërgoi në Amerikë më 1914, ku bëri një punë të mirë arsimore dhe propagandë patriotike.
Pas gjashtë vjet mërgimi u kthye në Atdhe, ku u muar me punësi të thejshta administrative. Simpatizoi dhe përkrahu Lëvizjen Nacional-Çlirimtare. Vjershërimin e fillon më 1914. Në vitin 1917 boton vëllimin me poezi “Ndjenjat e zemrës”. Pas LANÇ-it punoi në arsim, në Gjirokastër.
Derguar nga z. Dilaver Goxhaj


Leave a Reply