Ne kuadrin e turit te tij ballkanik, KM i Shqiperise, Edi Rama, vizitoi edhe Prishtinen. Por ai nuk u prit nga homologu i tij kosovar, Albin Kurti. Nderkaq, ate e priti presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca, por me asnjerin prej tyre nuk pati konference shtypi, siç ndodhi ne Shkup e Sarajeve. Konjufca edhe u tall me kryeministrin Rama, duke deklaruar se ai iu duk shume me “i shqetesuar” se vete udheheqesit e Kosoves per zhvillimet ne Veri.
Qellimi i vizites, sipas Rames, ishte pergatitja e samitit te proçesit te Berlinit, i cili do te zhvillohet tetorin e ardhshem ne Tirane. Po çfare te rejash mund te sillte Rama per kete proçes? Per çfare do t’i “ndriçonte” udheheqesit e Kosoves? Ata kane qene, me kohe, te qarte e te perkushtuar pikerisht ndaj procesit te Berlinit. Ishte Rama ai qe, per shkak te miopise politike dhe lajthitjes strategjike, u rreshtua me Vuçiçin ne “Ballkanin e Hapur” dhe kerkoi me kembengulje qe edhe Kosova te behej pjese e saj. Refuzimin e argumentuar te KM Kurti e trajtoi si kokefortesi te tij, duke i dhene ze tezes serbe se me shqiptaret e Kosoves eshte e pamundur te merresh vesh, nderkaq, me ata te Shqiperise, po.
Keto dite, Rama shpalli se “Ballkani i Hapur” e kreu misionin e tij dhe se tani i duhet perkushtuar proçesit te Berlinit. Pyetja qe shtrohet eshte se çfare misioni kreu kjo nisme, kur nga 6 vende te BP, asaj iu bashkuan vetem tri. A mos valle, misioni i saj ishte ta paraqese Kosoven si “delen e zeze” te rajonit tone? Neqoftese kjo eshte e vertete, atehere Rama duhej te shkonte ne Prishtine per t’iu kerkuar falje insitucioneve e popullit te Kosoves dhe KM Albin Kurti per kohen e humbur kot per nje nisme si “Ballkani i Hapur”, e cila, ne fakt, e percau rajonin dhe coi uje ne mullirin e Beogradit dhe te Moskes.
Por duket se Rama shkoi ne Prishtine, jo per te kerkuar falje per demet dhe deshtimin e “Ballkanit te Hapur”, por perkundrazi, per te kerkuar llogari . Dhe me plot te drejte, i treguan vendin qe meriton.
Burimi/Facebook


Leave a Reply