Largimi i pushuesve nga plazhi i Shëngjinit u shoqërua me fluks automjetesh
Këto ishin pamjet e segmentit Milot-Balldren dhe rrugës së Shëngjinit, pasditen e së dielës.Largimi i pushuesve nga bregdeti i Shëngjinit u shoqërua me trafik të rënduar dhe kaos në lëvizje.Fluksi më i lartë i automjeteve ishte në rrugën e Shëngjinit dhe superstradën në drejtim të Milotit.Trafiku i rënduar nisi që prej orës 17 dhe shpesh herë pati dhe bllokim total të qarkullimit rrugor.Fluksi i lartë i automjeteve ishte prezent deri në orët e vona të mbrëmjes të së dielës, ndërsa për të lehtësuar sadopak lëvizjen pati prezencë të shtuar të Policisë Rrugore.Ata u vendosën në disa pika, por pa mundur që të shmangin radhën e gjatë të automjeteve.Ky është vetëm fillimi i një trafiku të rënduar, pasi kjo situatë pritet ti shoqërojë rrugët e Lezhës edhe gjatë këtij sezoni turistik, pasi rrugët e ngushta dhe pa standarte nuk e përballojnë fluksin e lartë të automjeteve, që pritet të jetë gjithnjë në rritje.
Burimi/Facebook/RTSH Shkodra


Leave a Reply