Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se me krijimin e Asocacionit në veri, Kosova ndodhet një firmë larg që të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe të rriten njohjet ndaj saj.
Sipas Ramës, ky hap po pengohet nga zhvillimet e fundit politike të ndërmarra nga kryeministri Albin Kurti në veri të Kosovës.
Rama vuri në dukje se Asocacioni është një marrëveshje e firmosur nga Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe nuk buron nga asnjë institucion tjetër.
“As më rezulton se ka ndonjë kërkesë nga bashkësia euroatlantike për të bërë një asociacion në Serbi. Kosova ka një Kushtetutë si shtet i ndërtuar nga bashkësia euroatlantike. Kosova është një shtet multietnik dhe nëse e keni vënë re edhe në vetë qeverinë e Kosovës përdoren dy gjuhë. Për natyrën dhe strukturën që ka ai shtet, është vendosur, nuk e kam vendosur unë.
Nuk e kam vendosur unë detyrimin për serbët që të përfshihen në qeveri dhe as detyrimin për të pasur një asocacion, por e kanë vendosur institucionet e Kosovës në dialog me serbët përmes Bashkimit Evropian. Ky është detyrim i marrë nga shteti i Kosovës, nuk është ndonjë ide e imja apo që mund të burojë nga ndonjë fantazi e ndërkombëtarëve.
Kurse këtë mosnënshtrimin ndaj bashkësisë euroatlantike për fat të keq po e shohim të zhvillohet në manifestimin e një halli këtu në Shqipëri dhe unë i kuptoj hallexhinjtë që përdorin altoparlantë axhendën e tyre të mosnënshtrimit”, tha Rama.
Duke iu referuar krijimit të Asocacionit, Rama shpjegoi se ndërmarrja e këtij hapi do të bënte që Kosova të bëhej anëtare e OKB-së dhe do të rritej numri i shteteve që do të njihte Kosovën.
“Ndërkohë që Kosova nuk ka kujt t’i nënshtrohet dhe duhet të jesh idiot që të mos shohësh që Serbia është sjellë zvarrë deri në këtë pikë ku është sot në tavolinë, ku një nga pikat është Asocacioni që Kosova të bëhet shtet anëtar i OKB-së.
A e kuptoni për çfarë bëhet fjalë, kur artikuloni nënshtrim ndaj ndërkombëtarëve, kur ky proces është një proces i bashkësisë euroatlantike kaqvjeçar e ka sjellë Kosovën në këtë pikë që e ka një firmë larg njohjen përfundimtare nga shtetet e bashkisësë euroatlantike dhe ajo është kryesorja dhe pastaj ulësen në OKB dhe Kosova sot merret të dalë apo nuk duhet të dalë një i vetëvendosur, i ngujuar në një godinë mbushur me policinë që ruajnë të ngujuarin e vetëvendosur që nuk ushtron dot as funksionet e tij bazike si një njeri i lirë për të dalë të marrë ajër jashtë”, ka deklaruar Rama.
Burimi/Facebook/RTSH Shkodra


Leave a Reply