
Meditim dhe mall~
Frynte erë e lehtë pranvere
mbi një shkëmb u flisja valëve:
sa është larg Shëngjini prej këtu?
.
Deti u përgjigj:
largësia matet me zemrën e grishur.
por pyeti një herë Yjet
ata do të flasin me ty
o gjak i pashprishur.
.
Drita e një ylli zbriti mbi mua
e më tha:
– Jo, jo asgjë nuk është si atje
dashuri kjo hapësirë për ju nuk ka
uji i rrah brigjet me tërbim pa nda`
po toka përse s’të flet çfarë ka…?
.
Rëra e jodi nuk qeshin si në Shëngjin
qepriku lot me përvëlim pikoi mbi det
e ajo pikë u bë oqean
zemra strukej si zog shtegtar i pakrahë
shkumbët e detit mbi mua loznin pa dert
e dallga përshkundej në shkëmb e zemëruar
.
Eh, Oqeani ky gjigand përjetësisht i nervozuar
se si më kërcënon me baticë
.
Atë çast dënesa ime më rrëzoi përdhe
e mallëngjimi u tret deri në brengë
mërgimtar i kohës kisha mbetur peng
klitha u çjerra vikata…
me një zë që s’mund ta mbyste as nata
o ofshamë e mjerë më largo këtë mallë
e ti fryma ime shuaju siç shuhen këto valë!
.
Gjeto Turmalaj
nga vllimi me poezi “Borxh per Neser”
Burimi/Facebook


Leave a Reply