Ja dhe poezia.e paraqitur në festivalin “Drini Poetik” Qershor 2023 LSHK !
Jetën ia falin Dardanisë
Me zinxhirë lidhur është fjalë e lirë,
shqetësuar është drejtësi e botës,
në kauzë thirrur djemtë më të mirë,
që udhëhoqën luftën, i dolën zot Kosovës.
Trimat e UÇK-së kurrë s’janë penduar,
jetën Dardanisë ia kanë falur njëherë,
shqipet, mbi korbat e zinj, janë lëshuar
atyre, që nënës donin t’i merrnin emër e nder.
Zotërinj, mos i mbani krahë tradhëtisë
që foshnjet e njoma hodhën në flakë,
krimet e kryera mbuluan diellin e lirisë,
violentuan vashat, dhimbje larë me gjak.
Liro e shtrëngo, nuk dini as vetë ç’kërkoni
heronjtë lëshojnë zërin nga varret thellë,
për padrejtësinë në luftë ju turfulloni,
armiku korri atë që me ligësi ka mbjellë.
Bëhen bashkë Skënderat, Jasharët, Galica
rrugën, ashtu të gjakosur, marrin për në Hagë
lumenj gjaku gurgullon me lot Gjalica,
dëshmitarët e kohës rreshtohen në gjykatë!
Me bojën e kuqe karriket tuaja bëhen pis,
bijtë e Kosovës përballen me ju krenarë,
mbi kokat e tyre u shkëlqen i bardhi plis,
simbol i një legjende të burrit shqiptar.
Zotërinj, keni harruar ç’do të thotë nderim
dragojtë e Kosovës nuk përkulen kurrë,
për lirinë e dashuruar ata japin kushtrim,
dashnorë të betuar të shqiponjës në flamur.
Lironi luftëtarët e UÇK-së, të nderuar zotëri
ata, që për Kosovën deshën vetëm liri!
Trandafile Molla (Baja)
Novara Itali
Burimi/Facebook


Leave a Reply