Lidhja Shqiptare e Prizrenit – 145 vjet
Bektashinjtë përkujtojnë kontributin e ideatorit të Lidhjes së Prizrenit, Baba Alushin e Teqesë së Frashërit, dhe ndihmësin e tij, Vexhhi Adem Babain e Teqesë së Prizrenit.
Kur Baba Alushi i vuri në krye të Lidhjes djemtë Frashërlli, iu tha se në Prizren ka dërguar Vexhhi Adem Babain që Teqenë Bektashiane të Prizrenit ta shfrytëzojnë për Lidhjen Shqiptare. Pokështu i porositi të kërkojnë çdo lloj ndihme nga Teqeja Bektashiane e Gjakovës.
Sot, në këtë përvjetor, përkujtojmë heronjtë e kombit tonë, të rënët për mbrojtje të atdheut. Përkujtojmë Baba Alushin e Frashërit, gjakovarin Baba Vexhhi Adem që mbajti Teqenë e Prizrenit si dhe kontributorët e Teqesë Bektashiane të Gjakovës, që pas shtypjes së Lidhjes vuajtën nga okupatorët.
* Në pikturë: Baba Alushi në ballë të organizimeve të LSHP.
Burimi/Facebook/Komuniteti Bektashian – Gjyshata e Kosovës, Gjakovë


Leave a Reply