Kështu mu drejtua një palo gjallesë.
Se nuk i pëlqeu hiç një komenti im.
S’ka rëndësi ,qe guak,sorrë a pilives.
Nga injoranca nuk kishte fare çmim.
Emri s’ka lidhje fare me profesionin,
Ndjehem mjaft krenar për emrin tim.
Të gjithë burra e gra do preferonin
Gjithë bota të kishte emrin shkëlqim .
Po kjo gjallesa që fola pak më lart.
I hyri shumë thellë detit në këmbë.
Me mijra gra,burra bëjnë këtë zanat
A thua se janë derra me dhëmbë?.
Guhaku,pilivesa mbase quhen Flori.
Peshojnë më pak se një dorë kasht.
Emri me trurin bashkë nuk ju rri.
Koha ecën,mbeturinat i hedh jashtë.
Nuk e di sa vlerë paska etiketa Yll?
Kur ky Ylli “shkëlqka”në prapësira.
Ç’vlerë ka”zonja”që argaliset në pyll?
Kur trurin e saj ka prekur thatësira.
Po a e di kush më vret më shumë?
Ofeza për ata që prodhojnë vlera.
Vargu derdhet në dyqane si lumë.
Thonë ku është qumështi,kosi,veza?
Ore ju “modernë”që urreni emrin tim.
Përse i dashkeni produktet e mia.?
Shko jeto tutje në Instagram dhe film!
Unë do rroj këtu siç më bëri Perëndia.
I vura gomarit një kapistër prej floriri.
Thashë nuk do të pëlliste dreqi më.
I vura dhe sorrës një emër bilbili.
Çudi, këndëuanë prapë po me atë zë.!
Prap mu kujtua Hoxhë Nastradini.
Atë ditë që veshi atë qyrkun e vjetër.
Të gjithë thanë,në fund odës ta lini,
Me qyrkun e ri mori vlerën herën tjetër.
B.Xh.D.D.Korçë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply