Sa here has kujtesa rreth filleses, ndjej nostalgji.
Nostalgjia lidhet ngushte me ate qe dikur e kishe dhe sot te mungon.
Per shkak se babai im ishte personi i atuorizuar per themelimin e deges se PD ne Kukes, duke luajtur rolin e korrierit dhe si nje nga te rinjte qe ngjisnim njoftimet dhe posterat e pare me dy gishta, pata fatin te isha ne brendesi te zhvillimeve.
Qe nga antaresimet e pare, takimet e individeve e grupeve, themelimi ne 4 Janar 91, ne shtepine e Miftar Gjanes, nje studenti demokrat dhe antikonformist qe te cilen e deshmoi pergjate gjithe jetes se tij.
Perpjekjet mbinjerzore te grupit themelues dhe shume demokrateve te tjere, qe ne nje periudhe 3 mujore arriten te antaresonin mbi 1000 vete dhe te ngrinin strukture ne çdo ndermarrje, lagje dhe fshat, pa treguar asnjehere frike ne fytyrat e tyre se çfare mund tu ndodhte neser.
Ata ishin plot energji, debat, mospajtime, ne darke i shihje te ulur bashke ne kafe dhe te nesermen te gjithe ne terren, sakrifikonin nga familjet e tyre edhe pse te varfer, sepse ishin idealiste dhe besonin ne ate qe do vinte te nesermen, nje pjese e te cileve akoma vazhdojne te jene te tille.
Kryetari i pare i PD ne Kukes ishte nje poet nga Hasi, antikomunist nga nje familje komunsite, qe u zgjodh me unanimitet ne krye te saj.
Te nesermen kur e pyeta timate se pse nje i majte, prere si per mos ma zgjatur me thote : “sepse eshte demokrat”, gje te cilen s’ma kishte thene kur e kisha pyetur me pare per Berishen dhe Pashkon.
Dhe koha tregoi se Pajaziti ishte antikomunist, demokrat, idealist dhe njeri me shume vlera njerzore siç jane poetet, fatkeqsisht nje kryetar te tille PD s’arriti ta kete dot me pas (perfshij edhe veten ketu).
Te themeluesit gjeje te rinje, te vjeter, nga te gjitha shtresat, ajo qe me mbetet ne kujtese eshte se kurr nuk arrita te shoh me pas ne strukturen drejtuese te saj, nivel te atille ne aspektin e formimit demokratik.
Respektin per voten, procedurat, rregullat, debatin, lirine e mendimit edhe pse mund te ishte totalisht kunder asaj çfare thuhej ne qender.
Ne debatet qe kisha mundesine ti degjoja jashte deres, kthjellohesha per disa koncepte bazike, se e djathta dhe e majta nuk ishin thjesht çeshtje antikomunizmi, por qe kishin te benin me pronen, familjen, konkurencen, etj. Bile kishte tema qe nuk i degjoja askund perveç se ne dhomen e vogel ku zhvillonte mbledhjet grupi themelues.
Ata nuk ishin te perkryer, ishin njerezor por qe besonin tek rruga e tyre.
Kur u rrezua busti ne 20 shkurt, te gjithe u gezuam por te nesermen degjova se kjo pune nuk ishte thjesht çeshtje simbolesh,
kur humbem ne 31 mars 91, te gjithe normalisht u merzitem por te nesermen i pash entuziast se thyerja e mentalitetit ne 3 muaj ishte arritje e madhe dhe se fitorja do ishte e shpejte, shihje njerez real-optimist, jo dogmatik si sot.
E hidhur por jetegjatsia e tyre ne grup nuk zgajti as 3 muaj, e dini pse, se ata s’mund ti komandoje, s’pranonin fjalime boshe apo t’ju shkelje te drejten per te thene çfare mendonin, besonin me zemer per ate qe luftonin.
Nder ta mund te kishte edhe ndonje te infiltruar te sigurimit por maksimumi si informator, nuk guxonin me shume.
U goditen me parimin komunist te “kultit te nismetarit” qe pengonte demokracine dhe i zevendesuan me pseudointelektual te rektutuar nga sigurimi shtetit ( ne Kukes nga 21 anetar te kryesise qe zevendesoi nismetaret, 14 ishin te rekrutuar te sigurimit qe njihen edhe ne pseudonime, nga kontaktet e mevoneshme me ish’themelues, kjo histori rezultonte e njejte pothuaj ne çdo dege).
Ishte “atentati” i pare ndaj demokracise se brendshme, per ta lene ate organizem pa imunitet ndaj fenomeneve jodemokratike.
Ajo kohe tregoi se perpjekjet per demokraci nuk i beme vetem ne te perndjekurit por edhe shume te paanshem dhe te majte, se ne thelb askush s’mund te jete “pronar” i saj, edhe sot per ndertimin e saj kerkohet nje front i gjere, kryesisht me brezin e ri qe ndoshta s’ja ka idene e asaj qe ka ndodhur ne sistemin komunist dhe fillimet e demokracise, por qe duan te ndertojne te ardhmen e tyre ne ket vend.
E keqja e sotme nuk eshte per shkak se demokracia eshte sistem i keq siç mundohen ta interpretojne, por per shkak te sistemit sotem jodemokratik. Pergjegjesine e deformimit te saj mos e kerkoni te “komunistet” apo te “populli i paemnaciouar”, por te ata qe kishin mision ta minonin dhe identifikonin demokracine me kaosin, korrupsionin dhe mungesen e moralit, te pjesa e erret e regjimit komunist e zhytur ne krim, qe me shume gjasa vazhdojne te jene pjese kancerore e PD dhe opozites dhe sistemit ne teresi.
Nostalgjia ka gjithmone arsyet e veta, ne kujtim te burrave te forte e me parime, se edhe ne vitet 90 kujtohej me nostalgji koha kur intelektualet dhe familjet nacionaliste u perballen me komunizmin e u vrane, u dergjen burgjeve e internimeve.
Nostalgjia me te vertete jep nje ndjesi pozitive por ne thelb eshte e keqe.
E shtrire ne kohe, Iliret kishin nostalgji per te paret e tyre mendjendritur, Skenderbeu kishte nostalgji per kohen e kohen e Pirros dhe Dardaneve, Rilindasit per Skenderbeun, Nacionalistet per Rilindasit, Demokratet e viteve 90 per Nacionalistet, Ne per demokratet e vitit 90-91, dhe ketu mbaron, mbaron, brezi qe vjen ska asnje arsye te ndjej nostalgji per Ne dhe kjo tregon se kemi prekur fundin kurbes e pas kesaj fillon ngritja.
Çfare mbetet per ne ?!
Edhe pse ne dukje e pamundur, ne mund te behemi pike e ktheses, duhet ti therrasim ndergjegjes qe te arrijme te kujtohemi sadopak per mire.
PS: kryesisht e kam me demokratet qe sot jane zhveshur nga cilesite themelore te emrit qe perfaqsojne, kapen pas miteve te rreme dhe interesave te ngushta dhe kane harruar misionin e tyre te nisur dhe paperfunduar, demokracine, qe ne shtepine tone eshte shkelur me 2 kembe.


Leave a Reply