Më mungon engjëlli im, më mungon.
Si të rroj, kemi mbetur unë dhe muza,
Ku je mes galaksive, si të gjej përtej yjeve
Pse ajri dridhet bashkë me mua
kur emri yt më shkërmoqet vargjeve?
Shpirti yt më prek si flladi vere
Mollëzat perskuqen e të kërkojnë me ndrojtje
Buzët hapen
Si petale nga freskia e mëngjesore
Eh,
aroma jote ngulur si gozhdë në kujtesë.
Të kërkoj nën lëkurë me shpresë
Por, s’po mund,
me sytë që ngulen kaltërsise së pafund.
E vrapoj në pyllin e sapo larë prej shiut
mes drurëve e pishave të reja të ndjej
të të gineshtrave e rrëmbej.
E nuhas gjithshka shtrirë mbi bar të njomë
Aroma jote një kujtim i largët
më ngroh nderkohe.
Dy engjëj ta dish me vijnë çdo mbrëmje
e pështjellin jastëk e çarçafe të paduruar.
Po unë të dua ty ëndrra ime e shkuar,
të dua vetëm ty të më vish çdo natë
Me hapa engjëlli fshehurazi,
në një përqafim të ëmbël gjumin e parë
E gjumin e dytë në një puthje pa mbarim,
symbyllazi sqep me sqep
deri në agim.
E në zbardhje do të lë të ikësh me ikjen e engjejve,
se engjëjt ëndërrat e tjera në ameshim
ua lënë dëshirës së njerëzve.
Teuta
Burimi/Facebook


Leave a Reply