Nikolin Xhoja (1926-1987) lindi ne Brindisi te Italisë, me 12 maj. Qysh ne radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, ku mori pjese aktivisht, luajti me grupet teatrore te njësiteve luftarake. Ne grupin filodramatik partizan ne Kosove, si një nder aktoret kryesore te njësisë ushtarake, dha shume shfaqje ne qytetet e Gjakovës, Sanxhakut, Mitrovicës, Gostivarit, Ohrit, me skeçet dhe komeditë e shkurtra si Daj Ceni, Kepucari, Po vijnë partizanet etj.
Pas çlirimit te vendit dhe kthimit ne Durrës, vijoi te luante me tej si aktor amator pranë grupit qendror te Shtëpisë te Kulturës. Është nga aktoret themelues te teatrit “Aleksandër Moisiu” te Durrësit, me 11 janar 1955. Roli i tij i pare si aktor profesionist ishte ai i Kostës ne komedinë Vajza nga fshati e Fatmir Gjatës. Ka luajtur 54 role ne teatër, kryesisht te planit komik e satirik, gjithashtu ne 11 premiera te estradës se Durrësit si dhe ne 7 filma artistike. Një nga arritjet e tij me te spiakatura, gjerazi e njohur ne aktrimin shqiptar, ishte roli i Qazim Mulletit ne komedinë Prefekti (1968) e Besim Levonjes. Ai njëmendësoi plot shpoti dhe mjete te holla humoristike fytyrën e kuislingut, e frikacakut, sidomos atë te zyrtarit te korruptuar e sharlatan, fale nej përshtatjeje qe e bënte edhe me te dukshme sjelljen dyfytyrëshe : mburrjen dhe panikun, kinse ndershmërinë dhe natyrën prej grabitqari, vrazhdësinë dhe shpirtin gjoja prej babaxhani. Me këtë rol loja e N. Xhojes mbërriti ne një nga vlerat sipërore te aktrimit shqiptar, i barasvlershëm me cilësinë aktoriale te Mihal Popit pot e ky rol.
Me pas vijoi me rolin e Podgolisenit ne komedinë Martesa te Gogolit, e cila mbetet ne fondin e figurave shpotitëse me te realizuara te karrierës se tij, e luajtur me vërtetësi e hijeshi komike. Dhuntitë prej komiku te talentuar u shfaqen ne ploteri edhe ne interpretimin e dy roleve kryesore ne komeditë e Spiro Comores, si Nikollaq Jorganxhiu te Karnavalet e Korçës (1969), tek i cili te bënte përshtypje eleganca, finesa, sharmi komik, qe vinin ne mënyre te shpenguar, pa britma e nervozizëm te shtirur ; Aristoteli te Dy me zero me nëntitull Prindër edukatore (1969)
Me artin dhe shijet e tij te holla si aktor, ai portretizoi nje galeri karakteresh, me se shumti figura njerëzish baballëk, te thjeshte, disi te leshte e naive, shpirtbardhë apo mendjetrashe, te bute e te mire, te përzgjedhura nga meset e larme sociale, historike apo ato nacionale. Mban titullin “Artist i Popullit”.
“Kam qenë përkrah tij në dhjetera shfaqje, por kujtoj gjithnjë aktin e parë kur ai interpretoi Podgolisenin tek “Martesa e Gogolit. Edhe pse ishim paraqitur disa qindra herë para publikut, ai kishte njëlloj emocione, e megjithatë, po aq mjeshtërisht, ai i përballonte ato duke sjellë në skenë kryerole”.
𝑳𝒖𝒕𝒇𝒊 𝑯𝒐𝒙𝒉𝒂
“Publiku e adhuronte Nikolin Xhojën për talentin dhe përkushtimin e pamate. Nëpërmjet tij, publiku vilte nga skena harenë, gëzimin, gjithçka jep magjia e teatrit dhe në të njejten kohë, e shpërblente artistin me duartrokitje te pandërprera, me dashuri dhe miratim të plotë”
𝑽𝒂𝒏𝒈𝒋𝒆𝒍 𝑯𝒆𝒃𝒂
“Ai ishte padyshim aktori më i mirë i teatrit të Durrësit dhe një ndër korifenjtë e skenës shqiptare, sidomos në gjininë e komedisë. “Ai nuk pati shkollë, por qe mësues i shumë breza aktorësh, nuk bëri pjesë në asnjë shkollë, por krijoi një shkollë të tijën të interpretimit skenik”
𝑮𝒋𝒆𝒓𝒈𝒋 𝑽𝒍𝒂𝒔𝒉𝒊
“Nikolin Xhoja është një ndër emrat më të mëdhenj të aktrimit shqiptar, një gur i rëndë dhe i pazëvendesueshëm themeli në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, emblemë e emrit dhe historisë së tij. Ishte aktor me një nur komik, tejet i natyrshëm e organik në interpretimin aktorial, tejet spontan, i atypëratyshëm dhe shpesh, improvizues”.
𝑱𝒐𝒔𝒊𝒇 𝑷𝒂𝒑𝒂𝒈𝒋𝒐𝒏𝒊
“Në qoftë se ka në artin skenik të së djeshmes një aktor teatri të vetëm, të zhveshur tërësisht nga teatraliteti, origjinal e organik në interpretimet e tij, një aktor ku thjeshtësia e njeriut bashkon njëherësh vërtetësinë, emocionin e brendshem dhe madhështinë e artit, ky është Nikolin Xhoja”.
𝑴𝒊𝒉𝒐 𝑮𝒋𝒊𝒏𝒊



‘

Burimi/Facebook/Teatri Aleksander Moisiu Durres


Leave a Reply