Ecte Nasufi i gjorë me shpinë të kërrusur
Nuk ishte i vjetër në moshë, po hallet dhe mendimet e plakën para kohe.
Tek sa ecte një mëngjes duke ikur për në punë dhe këmbët i hidhte kuturu,si i dehur. thoshte me vete:
Kur ika time bijë Sarën e vogël e lashë duke qarë,atletet që kishte veshur nga sipër nuk dukeshin keq,poshtë gjysma e këmbës i takonte në tokë.
Nënën e kishte lënë me një shkop pranë oxhakut,ku ditë për ditë i bënte një shënjë shkopit me thikë.Thoshte iku dhe ky muaj,priste ti vinte djali nga kurbeti.
Kurse nusen e ëndërronte duke prashitur me shaminë lidhur te balli deri te hunda ,mos e digjte dielli nuk e mbante si fetare.
Një ditë Nasufi duke punuar te vreshti pronarit dëgjoj që qau një fëmijë,pa dashur i doli zëri e thirri :
-Sara e babit pse qan?
Pastaj vazhdoi punën i turpëruar ,duke thënë mbase nuk më dëgjoj njeri .Ku është Sara larg në.mes vatanit tim e ku jam unë?.
Ah i ziu unë po më lë mëndja!
Ditën tjetër po shkonte sërish në punë,duke bluarë të njëjtat mendime që i vini si ato mizat e dheut.
Dëgjonte një zë që thërriste nga pas,Harillaqi,Qirjo Harillaqi, Nasufi nuk përgjigjej.
Zotëria nga pas e arriti dhe e shkundi nga supet,po fle duke ikur?
Pse nuk përgjigjesh?
Nasuf Harillaqi u ndje i turpëruar, ca nga mendimet që ishin mbledhur lëmsh në grykë ca akoma nuk e mbante mënd (targën e re)emrin Harillaqi prandaj nuk përgjigjej.
Filloi punë dhe mëndja bluante gjithfarë mendimesh.
Sikur nuk i kam boll hallet e tjera po do merëm edhe me “Harillaqin”.
Në atë vëndin ku emigroj po të kishe emër mysliman nuk të mernin në punë.
Me emër të krishterë ishe i privilegjuar.
Tëmën e s’ëmës tha Nasufi me vete ,po këta janë edhe në Bashkimin Evropian.
Ne jemi të varfër nuk jemi në Evropë ,po në këtë pikë i’a u paskemi kaluarë këtyre!
Jo ,jo tek ne nuk është kjo bela.
Madje në vëndin tim thosh me vete Nasufi në këtë fushë kemi kaluarë dhe në ekstremin tjetër .
Duke bombarduar fjalorin tonë nga të gjithë fjalët e globit.Sikur nuk i patëm mjaft turqizmat.
tani ka hyrë lloj lloj fjale dhe emri huaj. Lungomare ,Butik,Çiao,Pedonale ,Pahillaqe,mirë që nuk po shkruajmë dhe mallaqe!
Thëntë zoti që vëndi im të kthehet në shinat e duhura dhe të shkoj të punoj atje ku më thërresin plot gojën Nasuf.
Të përqafoj Nënën dhe atë shkopin me shenja të saj t’a hedh në Zjarr.
Sarën e rritur tani t’a dërgoj në universitet.
Po se jo,të përqafoj dhe gruanë time që me sakrificë më mbajti hapur derën e shtëpisë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply