Nga Skënder Kapiti
Vota durrsake për Igli Carën sepse Cara do u shërbejë qytetarëve dhe qytetit.Kjo është ajo që sot flitet se qytetarët durrsakë do votojnë atë që u shërben atyre, pra që kryerbashkiaku nuk zgjidhet që qytetarët tw votojnë për t’i shërbyer Kryetarit të Bashkisë dhe administratës,por që kryetari zgjidhet për t’u shërbyer qytetarëve dhe qytetit.
Ky është misioni e vizioni, përkushtimi dhe përgjegjshmëria qytetare e Carës kundër keqqeverisjeve socialiste antipublike dhe të pandjesisë, korrupsionit dhe papëgjegjshmërisë së paraardhësve të tij që kanë keqadministruar qytetin.
Fatkeqësisht dhe mjerish prej 20 vitesh Bashkia është e shkëputur nga interesi publik dhe ai qytetar, Bashkia është parë e konsideruar nga ishkryebashkiakët Hoti, Koka e Vangjush Dako si pronë private e tyre apo e një grupi interesi të cilët e kanë parw Bashkinë si të drejtë të tyre për të bërë atë se cfarë ua ka dëshiruar interesi personal, i atij grupi interesi dhe i Kryeministrit.
Qytetari durrsak nuk e prek dot Bashkinë, sepse Bashkia është shumë larg tij, larg nevojave dhe shërbimeëve që kërkon qytetari dhe taksapaguesi durrsak.
Igli Cara do ua kthejë institucionin e Bashkisë qytetarëve; Igli Cara si kryetar do u shërbejë qytetarëve dhe qytetit, sepse interesi i tij si qytetar gjëndet brënda interesit të qytetarëve dhe jo ashtu sic kanë bërë e vepruar paraardhësit e tij të cilët nuk kanë treguar as respektin publik më të vogël dhe as përgjegjësi morale, as ligjore dhe as ndjesi humane në punën e tyre në keqdrejtimin dhe keqadministrimin e Bashkisë Durrës.Dhe kjo është ajo se cfarë Cara premton për të të bërë, për të bërë ndryshimin dhe për kthimin e Bashkisë qytetarëve durrsakë pas 23 vitesh.


Leave a Reply